• |
ide | kryesore

“Do digjej parlamenti”/ Meta letër SHISH-it: Raporti të vihet në dispozicion të Kuvendit

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dërguar Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) një kërkesë për të dërguar në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, raportin mbi protestën e opozitës më 8 qershor, kur sipas kreut të shtetit ishte planifikuar të digjej Parlamenti.

Në një njoftim për mediat, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, informon se kërkesa i është dërguar SHISH-it gjatë ditës së djeshme, me qëllim shmangien e dizinformimit të publikut “me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare”.

Meta bëri me dije se SHISH-i I kishtë vënë ënë dispozicion këtë informacion, mbi të cilin u bazuar për marrjen e vendimit për çdekretimin e 30 qershorit, ku pati ndikim edhe parimi i ruajtjes së sigurisë kombëtare, që rrezikonte të cënohej nga plani për djegien e godinës së Parlamentit.

Deklarata e plotë e Presidencës: 

Me përgjegjësi maksimale, dua të rikonfirmoj vendosmërinë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, të shprehur shumë qartë dje për të gjitha mediat dhe për mbarë opinionin publik, për të ushtruar të gjitha kompetencat e tij kushtetuese, si një PRESIDENT I SHTETIT TË SË DREJTËS.

Me keqardhje, por pa çudi, portale dhe gazeta të SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

Sikundër Kreu i Shtetit e sqaroi edhe dje shumë qartë, jam i detyruar të rikonfirmoj se:

Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.

Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme.

Po kështu, ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon.

Uroj që ky sqarim publik të lexohet drejt dhe të mos shtrembërohet sërish në “përkthimin” shqip-shqip që bëjnë në të tilla raste portalet dhe gazetat e SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve.

 



1 Comment

  1. Bravo shtangisti na shpetove nga katastrofa e djegies se rajhshtagut shqiptar. Po kush do ta digjte ate stalle more aman?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *