• |
ide | kryesore

“Nëse mundim Juventus, do të hamë një javë falas”: Boateng zbulon premtimin e Fiorentinës

Sport



Për Fiorentinën nuk është një javë si të tjerat. Të shtunën në Artemio Franchi vjen Juventus e në gjithë ambientin viola ka pritshmëri të madhe për sfidën me rivalët historikë. Është i ndërgjegjshëm për këtë edhe një nga të ardhurit e fundit, Kevin Prince Boateng. Ganezi zbulon një shpërblim të mundshëm në rast suksesi: “Mendoj vetëm të fitoj. E di sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe nëse fitojmë, për një javë hamë të gjithë gratis. E di se në cilët restorante do të shkoj. Më pret ndonjë biftek alla fiorentina gratis”.

Për të fituar këtë çmim duhet të tejkalosh kampionët e Italisë: “Mund të bëhet gjithçka në 90 minuta. Unë kam fituar një kupë kundër Bayern me Eintracht. Duhet dita përfekte për ne dhe ajo më pak e mirë për Juven, që ka lojtarë të klasit të lartë edhe në stol”.

Montella do të mbështetet te Federico Chiesa: “Ëshë i lumtur, ka kuptuar që do të mbetet këtu. Është i ri, e kuptoj: janë shumë zëra për skuadrat e mëdha, por ai duhet të bëjë mirë këtu. Është shumë i fortë dhe dëshiron të luajë në Europian. E shikoj të qetë dhe, nëse nuk është e bëj unë të jetë”.

I mundur edhe debutimi i Ribery nga minuta e parë. Me francezin ka një mirëkuptim perfekt siç zbulon vetë Boateng në intervistën e Repubblica: “Qëndron si Zot. Njihemi prej 10 vjetësh, kuptohemi sepse jemi të ngjashëm në shumë gjëra”.

Mbyllje dedikuar “kthesës” në aspektin e sjelljes: “Shkelja” më e madhe… që mund të bëj është kur kaloj shpejtësinë me 50 km/orë me makinë. Me 55 dhe ndjehem i çmendur”. Nga ana tjetër 32-vjeçari është babai i dy fëmijëve: “E ardhmja që mendoj për ta? Një botë ku nuk ka varësi nga e keqja. Flasim më shumë për një gol që shënon Ronaldo sesa për atë që ndodh në Egjipt, për luftërat, për të vdekurit. Thuajse nuk i kuhstojmë rëndëis tragjedive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *