• |
ide | kryesore

FOTO/ Tifozët kundër pamjes së tribunës së Stadiumit Kombëtar: Si ballkon për fëmijë

Lajme, Të fundit



Stadiumi Arena Kombëtare duket se është drejt fundit. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video ku duken punëtorët që po shtrojnë tapetin e blertë. Në sfond duken vetëm pak vende ku mungojnë stolat dhe se data kur do të luhet ndeshja e parë është e afërt. Por pavarësisht se punimet po shkojnë drejt fundit, duket se kritikat kanë marrë një tjetër hov për projektin.

Përveç atyre që e konsiderojnë të papranueshme mënyrën si u ndërtua stadiumi të cilit iu bashkëngjit edhe një kullë ka edhe kritika të shumta për tribunën. Siç shihet nga pamjet ajo është mjaft e vogël ndërsa mbi të ka një hapësirë që ende nuk dihet se për çfarë po përdoret. Sipas tifozëve kjo pamje ngjan si një park lojërash për fëmijë sesa me një stadium. Lexoni komentet në videon më poshtë të FSHF-së. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Kush tifoz eshte kunder … ?? Asnji, madje te gjithe urojne per punimet fantastike.
    Stadiumi eshte shume i bukur , fantastik

      1. po normale ashtu do te jete kur shteti nuk ka bythe ta bej vet dhe kur kete nivel kulturor futbolli kemi, mbaje mend po nuk e shkaterruan vandalet brenda vitit

  2. Menyra per te mos e pranuar kete pacavure stadium, eshte bojkoti masiv i cdo ndeshje ne kete stadium.

  3. Po tribuna perballe, nuk qenka me ulese? 1 here ne 100 vit behet ky stadium dhe nuk e beme me te mirin te mundshem.Shume pak ulese, sidomos nqs kjo tribuna perballe nuk paska ulese

  4. Po tribuna perballe, nuk qenka me ulese? 1 here ne 100 vit behet ky stadium dhe nuk e beme me te mirin te mundshem.Shume pak ulese, sidomos nqs kjo tribuna perballe nuk paska ulese ( e kam llafin per dopio ulese, sikurse tribunat e tjera)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *