• |
ide | kryesore

Grushta në një studio TV në Kosovë për ministren e arsimit Besa Shahini

Arkiva, Kryesore



Sa herë përplasen dy burra gjithmonë kthejuni shprehjes së vjetër “Cherchez la fame”. Kjo do të shoknte edhe për skandalin e fundit që plasi gjatë një debati politikë për zgjedhjet në Prishtinë në studion e gazetarit Leo Kërkuqi në televizionin “T7. “Bashkëshorti i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj, një nga disidentët e larguar nga Vetëvendosja ka goditur fizikisht dje në mbrëmje ish kolegun e kësaj partie, Haki Abazi.

Të dy kandidatët për deputetë janë përplasur politikisht në emisionin “Pressing” (shih videon poshtë), por lulmi ka ndodhur jashtë syrit të kamerave kur ata

kanë kaluar në kapje me duar. I Pari e nisi provokimin bashkëshorti i ministres Besa Shahini, sipas asaj që raporton gazeta Expres, që i përket të njëjtit grup mediatik me TV ku ndodhi incidenti. Duke i shtuar nota personale konfliktit të ndezur që ekziston me Vetëvendosjes dhe PSD që u largua prej saj për të bërë një parti të re ai i tha bashkëbiseduesit të tij Haki Abazi se po e përmend kash shumë sa do ti shfaqet edhe në ëndërr.

“Veç një batutë po e lshoj, qysh ja ka nis Hakia me më përmen shpesh, tutna edhe andërr don me m’pa sonte”, tha Molliqaj, sapo kishte dalë nga studioja dhe po ecte në korridor. E këtu çështja u shndërrua në inat profesional në konflikt familjar, pasi abazi me malinjitet, vendosi ti përmenë gruan ministre Dardanit. Në batutën e tij kishte jo vetëm dashakeqësi por edhe një nëntekst të ulët: “Ty nuk të shoh në andërr kurrë, ty as gruaja jote nuk të sheh në andërr” ia ktheu ai duke përzierr në këtë mesele burrash Besa Shahinin që ishte në punë të saj në Tiranë.

Kaq u desh që bashkëshorti i lënduar i ministres ta kapte ish kolegun e tij për fyti. Kaq e rëndë ka qenë me sa duket kjo ngjarje rreth emrit të “pafajshëm” të Besa Shahinit sa emisioni që duhet të vazhdonte me analistë në studio, u ndërpre pas këtij incidenti. Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari i vetëvendosjes Abazi:  “Kam qenë duke dal nga korridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën përmbrapa dhe u kacafytëm dhe donin të më godisnin. Ka hyrë Rexhep Hoti dhe më pas ndodhi një situatë e pakëndshme (kapje prej fyti). Më pas më goditi në këmbë. Ishte një situatë jo e mirë”, -ka thënë ai. Ndërsa bashkëshorti i Besa Shahinit që më shumë sesa politikat e partisë së tij ka dashur të mbrojë nderin e së shoqes e ka mohuar gjithçka. “Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik” mohoi pa shpjeguar se përse edhe gazeta edhe kundërshtari i tij pohuan të njëjtën gjë dhe se përse u ndërpre transmetimi i “pressing”.©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. KY ZOTERIA KU JETON NE KOSOV APO NE TIRAN KU JETON PSE MERZITET KU PUNON ME KOH TE PJESSHME NE SHQIPERI AOP KOSOV.

  2. Ku i gjejne keto analfabete per ministre arsimi, kjo eshte cudi e madhe! Kete krijesen, eshte per t’a cuar ne klasen e II fillore se ende nuk e zoteron si duhet gjuhen letrare Shqipe, flet ne formen paskajore. Pastaj pse mbaruan idiotet e Shqiperise qe te importojme edhe idiotet e Kosoves, ne Shqiperi, cudi e madhe!

    1. Nuk ka faj ministrja, shqipja zyrtare eshte toskerishte.
      Kosovarishtja eshte nje dialekt i gegerishtes.
      Toskerishtja me gegerishten jane si bullahrishtja me serbokroatishten.
      Nuk jane e njejta gjuhe.
      Prandaj dalin keto probleme.
      Po ata qe krijuan shqiperine kur u humbi ura tokesore me turqine qene gati te perfshinin edhe sarajeven ne Shqiperi per tu bere sa me shume. Prandaj thane qe toskerishtja edhe gegerishtja jane e njejta gjuhe, edhe pastaj kur vete nje kosovar ne sarande nuk merret vesh kur flet me popullsine autoktone (dmth jo kamarjeret ne transferte nga tirana). Qe te merresh vesh me nje kosovar eshte me mire te flasesh anglisht.

      1. Kongresi i njehesimit dhe drejteshkrimit te gjuhes Shqipe eshte mbajtur para 50-vitesh, me 1972. Universiteti i Prishtines dhe Akademia e Shkences e Kosoves ishin bashkautore te platformes se gjuhes se njesuar. Pse prof. Qosja dhe gjithe intelektualet e tjere flasin shqipen zyrtare? Nuk eshte faji i dialekteve por eshte injoranca e kesaj cope mishi pa arsim, ministre arsimi, qe flet ende me gjuhen e mesharit te Buzukut. Jam kurioz te dije se si komunikon ne gjuhe te huaj kjo dijetare e cila ka mangesi te theksuara ne zoterimin e gjuhes amtare.

  3. Kongresi i njehesimit dhe drejteshkrimit te gjuhes Shqipe eshte mbajtur para 50-vitesh, me 1972. Universiteti i Prishtines dhe Akademia e Shkences e Kosoves ishin bashkautore te platformes se gjuhes se njesuar. Pse prof. Qosja dhe gjithe intelektualet e tjere flasin shqipen zyrtare? Nuk eshte faji i dialekteve por eshte injoranca e kesaj cope mishi pa arsim, ministre arsimi, qe flet ende me gjuhen e mesharit te Buzukut. Jam kurioz te dije se si komunikon ne gjuhe te huaj kjo dijetare e cila ka mangesi te theksuara ne zoterimin e gjuhes amtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *