• |
ide | kryesore

Higuain: “Doja vetëm Juven, ka një motiv pse e lashë numrin 9”

Sport



I ndjekur gjatë nga Roma në verë, Gonzalo Higuain ka zgjedhur të qëndrojë te Juventus dhe ka fituar në pak kohë besimin e Sarri. “Mua sinqerisht kur jam kthyer askush nuk më tha asgjë – ka shpjeguar në Sky Sport – Nga dita e parë doja të qëndroja te Juventus dhe sinqerish sot jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu”.

Për numrin 21: “E zgjodha vetë, është dita e lindjes së vajzës time”. Me fanellën bardhezi ka rigjetur Ronaldo: “Tani është një lojtar më i kompletuar dhe i uritur për rekorde”.

Ai i vjetshmi ishte ndoshta sezoni më i vështirë i karrierës së tij, i cili filloi në Milano dhe përfundoi te Chelsea, por Pipita shikon përpara. “Çdo vit duhet të rifitoj, sepse çdo vit fillon një sezon i ri dhe ajo që ka ndodhur mbetet në të kaluarën dhe ne duhet të përballemi me të tashmen dhe të ardhmen – shtoi ai -. Çdo vit për mua është shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi në një ekip të madh dhe duhet të luftojmë për gjithçka dhe sinqerisht po vitin e kaluar nuk ishte e lehtë, por fitova Europa League dhe arrita të shkoj në shifra të dyfishta. Megjithatë është e vërtetë që në nivel personal ishte një vit i ndërlikuar. Tani unë kam shumë motiv dhe dua të ndihmoj ekipin duke bërë të pamundurën për të fituar trofe”.

“Goli kundër Napolit? Fitorja erdhi për shkak të fatit të tyre të keq, por duke marrë në shtëpi tre pikë fitoren e shijuam edhe më shumë”

Ndërkohë të shtunën është Fiorentina, skuadra që i ka shënuar me fanellën e Juventusit.  “Ajo ndeshje ishte emocionuese. Unë fillova nga pankina dhe shënova golin e fitores, kështu që është një emocion i shkëlqyeshëm për të kujtuar atë lojë që ishte ndeshja ime debutuese me Juventusin. Unë pres një ndeshje të vështirë, gjithmonë kur shkon në atë stadium vuan. Është një ekip i fortë, por ne duhet të bëjmë Juventusin dhe të përpiqemi të sjellim në shtëpi tre pikët që do të ishin të rëndësishme për të vazhduar në rrugën e fitoreve “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *