• |
ide | kryesore

I biri i Gerrard me fanellën e Juventus: bardhezinjtë i bëjnë ofertën

Sport



Efekti Cristiano Ronaldo, apo fakti që në katër vitet e fundit Juventus ka bërë dy prezantime në finalet e Champions League, por imazhi i kampionëve të Italisë vazhdon të rritet. E kështu, juventinë të vegjël po rriten. Kështu duhet të jetë nëse i hedh një sy fotos së të birit të Steven Gerrard. Ish-flamuri i Liverpool e aktualisht tekniku i Rangers ku luan shqiptari Eros Grezda, ka postuar një foto të Lio George, veshur me fanellën e Juventus e numrin 8 të Aaron Ramsey.

Kombinim i rrezikshëm për një Reds të Merseyside (fanellë e Juventus, ish-lojtar i Arsenal), por mesfushori uellsian ka komentuar (“Eshtë një nder për mua mik”) e bardhezinjtë i kanë bërë menjëherë propozimin: “Djalosh i bukur, fanella është e duhura e babai legjendar. Mund ti mbajmë një vend në skuadrën tonë të së ardhmes?”. Kushedi nëse një ditë Kampionët e Italisë do ta bëjnë vërtetë një lojtar të tyre…

View this post on Instagram

@juventus kit on ?Ramsey 8 ?

A post shared by Steven Gerrard (@stevengerrard) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *