• |
ide | kryesore

Justin Bieber, i emocionuar për dasmën me Haileyn

Paparazzi, Slider



Justin Bieber, mezi po e pret dasmën me gruan e tij, Hailey Baldwin, këtë herë në mesin e të gjithë familjes dhe miqve të ngushtë.
Një burim ka thënë për ET se 25-vjeçari dhe 22-vjeçarja janë duke u “përgatitur për ngjarjen e jetës së tyre” dhe do të martohen më vonë këtë muaj në Karolinën e Jugut.Megjithëse çifti është martuar me ligj shtatorin e kaluar – ata u kurorëzuan në një ceremoni private në gjyq në New York City – burimi thotë se hera e dytë do të jetë domethënëse për më të dashurit e tyre si dhe për besimin e fortë që kanë me njëri-tjetrin.
“Ata donin të festonin dashurinë dhe unitetin e tyre përpara njerëzve që duan, veçanërisht Zotit”, thotë burimi.

Sipas burimit, ceremonia do të jetë sa më private dhe do përfshijë vetëm familjen. “Dasma do të jetë një përrallë me lule të larta, drita dhe një aheng të madh”, thotë burimi. “Justin mezi pret të festojë ditën e veçantë me të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *