• |
ide | kryesore

Libri eveniment/ Thomas Piketty publikon historinë e pabarazisë mes njerëzve dhe zgjidhjet

Kryesore, Planet



Sot është një ditë  veçantë për libraritë, ekonomistët dhe poltikanët e majtë. Studiuesi me famë botërore, autori i “Kapitali në shekullin e XXI”, Thomas Piketty bën në Paris premirën botërore të librit të tij të fundit, “Kapitali dhe Ideologjia”. Autori që në 2013 u bë një fenomen botëror, duke shitur mbi 2.5 milionë kopje një libër ekonomie 1000 faqe, ka zënë vend në faqet e para të të gjitha mediave më të rëndësishme franceze.

Studiues i pabarazive të mëdha mes të pasurve dhe të varfërve, që po vijnë duke u thellur që prej fillimit të viteve ’80 të shekullit të shkuar dhe, sidomos pas rënies së komunimit, në veprën e tij të re Piketty ka si tezë themelore thyerjen e një tabuje mbizotëruese të kapitalizmit: “Pabarazitë nuk janë as ekonomike, as teknologjike, ato janë rrjedhojë e ideologjisë dde politikës”.

Lexo më tej:

Thomas Piketty: Europianët u sollën keq me Greqinë, e kanë harruar të shkuarën e tyre

Me fjalë të tjera, tregu dhe konkurrenca, mbivlera dhe paga, kapitali dhe borxhi, puntorët e kualifikuar dhe të pakualifikuar, vendasit dhe të huajt, konkurrenca dhe parajsat fiskale, nuk jetojnë si entitete më vete. Sipas autorit, ato janë ngrehina sociale dhe historike që varen nga sistemi që zgjedhim për të ndërtuar. Autori, që ka punuar për një vit me radhë për ta shkruar këtë libër, sa me erudicion po aq edhe të këndshëm për t’u lexuar, dëshmon me shembuj historikë se kur shtetet kanë vendosur taksën progresive që u merr më shumë para të pasurve, ekonomika ka shkuar më mirë. Ndaj teza e tij është: “Mirëqënia arrihet më kollaj përmes barazisë dhe investimit në edukim, sesa përmes pabarazisë dhe kultit të pronës”.

Natyrisht sikurse ndodh sa herë që Piketty merr fjalën, polemikat janë ndezur që tani, ende pa u botuar libri. Sepse përpos vështrimeve historike dhe konkluzioneve shkencore, autori bën një kritikë të ashpër edhe ndaj elitave mbizotëruese, që bëjnë çmos që ta trajtojnë si normale pabarazinë, pra ti’ japin asaj karakter formal dhe natyral. Autori hedh poshtë idetë e bestytninë neoliberale se nuk ka alternativë tjetër më të mirë veç rrugës kapitaliste në të cilën po ecën bota që pas përfundimit të luftës së ftohtë.

Në faqet e para të mediave më prestigjoze franceze, evenimenti i librit të ri të Piketty është pasqyruar me këto tituj: “Eshtë koha të tejkalojmë kapitalizmin”; ”Pabarazitë nuk janë një fatalitet”; “Pabarazia është ideologjike dhe politike”. Shumë shpejt libri i sapo dalë në Francë do të jetë i përkthyer edhe në gjuhët më të mëdha të botës.

©Lapsi.al



18 Comments

    1. Pse mo idiot akoma nuk e ke marrë vesh se komunizmi e shkatëroi botën e prodhoi debila si puna jote aq shumë saqë akoma pas 30 vjetsh keni mbetur të pa ndryshuar.

    2. nje filozof ka thene e verteta kalon perms tre fazash zhvillimi,1 perbuzja,2 kundershtimi me force 3 berja evidente,,,,,/,tani dukes se ekzaktesisht ndollemi ne fazen e trete ku e verteta behet evidente dhe kerkohet si domosdoshmeri,,jo pse jua ka qefi atyre qe e kan urryer kundershtuar me force por se faktet e zhvillimit ,me antivleren ,eklipsojne nxitjen e ndjeshmeris per vleren ,e verteta ka qartesi gjalleri zgjillje shprese shpetim siguri paqe ,kurse e pa verteta te kunderten

      1. dhe qe ketu del se kur tjeret kerkojne pergjigjen ,koha ndyshon pyetjen ,nje sfid e vazhdueshme per te padrejtit deri sa te binden ndryshojne shkatrrohen apo ndeshkohen

  1. O vllai e paske shkruar te gjithen me vetem nje frymemarrje anti-imperialiste. Merr fryme thelle disa here, se ky nuk eshte nga ato qe lavderohen apo kritikohen me ritmin exspres te Bushatit. Eshte studiues dhe jo rock-star, sic e kuptoni ju marksistet e lapsit. Tek libri i famshem ” Kapitali….” zoteria permes analizes historike, arrin ne konkluzionin se te ardhurat nga kapitali rriten me shpejt se te ardhurat nga puna, por nuk shpjegon pse te ardhurat nga puna ne periudhen e rritjes se kapitalit ( kapitalizmit) jane rritur me shume se asnjehere me pare. Nje pjese te arsyeve i kuptojne edhe nxenesit e klasave te mesme, sepse jane bazike. Per te tjerat duhet te lexosh Adams, Marshall, Hayek, Keynes, sidomos kete (edhe pse i majte), Fridman, Schumpeter, Menger, Von Mises etj, etj, etj dhe te marresh fryme thelle, minimalisht.

      1. I majte, persa kohe e shikonte zgjidhjen e ngerceve prej mosinvestimit te kapitaleve te lira tek nderhyrja e shtetit. Sigurisht qe Keynes nuk ishte kunder kapitalizmit, thjesht mendonte qe krizat e krijuara ne tregje per shkak te renies se investimeve private( shpesh per arsye psikologjike) zgjidhen me nderhyrjen e shtetit, nderkohe qe liberalet e djathte ne ekonomi propozojne zgjidhje te tjera. Keynes ishte shkencetar,por eshte e veshtire ta ndash “shkencen” ekonomike nga inspirimet filozofike dhe politike. Hayek eshte shembulli perfekt i filozofit dhe teoricienit ne ekonomi. Edhe Keynes ka fol shume per politike. Per fat te dy jane te perkthyer edhe ne shqip. Nuk e di c’kupton ti me te majte. Ndoshta vetem komunizmin?

        1. Sipas perceptimit tend nderhyrja e shtetit ne treg qenka karakteristike qe i atribuohet vetem socializmit?! Neri, me keto fallacy dhe name throwing po me ben te dyshoj tek intelekti yt. Lexo per kristian-demokratet ose nacional-konservatoret, rryma te djathta qe promovojne interventizmin. Problemi eshte qe ti rrymat politike i ekuivalon me ato ekonomike. Mund te thuash qe Keynes nuk ishte mbeshtetes laissez-faire, por jo socialist. Pjese e maturimit (jo vetem ne gjimnaz) eshte te pranosh dhe kur ja fut kot Neri !

          1. Fakti qe parti te ashtuquajtura te djathta inkorporojne elemente te majte, nuk e bejne Keynes-in te djathte o zoteri. Pastaj ti po flet per vende si Gjermania pa tradite fare ne kapitalizem (po te shikosh vetem nivelin e kompanive zombie qe mbahen me ndihma, e kupton qe as nuk jane akoma vend kapitalist). Ato jane parti me nje lloj frymezimi fetar ne momentin qe linden, qe vene theksin edhe tek solideraliteti.
            Ndarja tipike e djathte ose e majte ne lidhje me nderhyrjen e shtetit ne ekonomi ka ndodhur dhe ndodh ne vende si Anglia dhe SHBA. Mjafton te thuash se Keynes ishte kampion i Roosvelt dhe Hayek e Friedman te Thacerit e Reaganit, per te kuptuar se ne cilin krah qendron kush. Qe ta dish ti, ne Gjermani ka nje parti te djathte tipike liberale, me te cilen Merkeli e pati te pamundur te beje koalicion prej mosmarreveshjeve lidhur me ekonomine, nderkohe e gjeti gjuhen me te majtet e SPD. Une nuk ngaterroj filozofine politike me ekonomine, por ta thashe qarte qe ekonomia eshte variacion i te pares. Per mua, liria ekonomike nga nderhyrja shtetetore, eshte aq bazike dhe me te njejten origjine si liria e shprehjes, e besimit etj. Liria eshte parim moral qe nuk duhet t’i nenshtrohet analizave mbi efektivitetin, edhe pse liria ekonomike eshte provuar si nxitesja me e madhe e zhvillimit. E djathta liberale eshte mbrojtesja e lirise ekonomike nga nderhyrja e shtetit. Nuk merrem me keto miksazhet moderne, qe perfshine elemente te socializmit, vetem per te mbajtur larg komunizmin.
            Po ti qe nuk humb rast per te kontrolluar stabilititetin e intelektit tim, ne cfare beson apo cfare kupton?

        2. Skender djali, qe ne momentin qe lexova se Gjermania (vendi ku lindi protestanizmi; ps. nqs je i lexuar do e kuptoje lidhjen e protestanizmit me lindjen e kapitalizmit) nuk paska tradite ne kapitalizem, rikonfirmove logical fallacy-t qe ben perhere ne komente; dmth ne fillim e nis biseden me disa argumenta qe qendrojne, permend autore rilevant te besueshem etj, pastaj per nje arsye qe nuk arrij ta kuptoj, e mbyll argumentin me konkluzionet e tua personale pa pike logjike. Gjithsesi, te sugjeroj ti lexosh veprat ne gjuhen e tyre meme, mbase ta ka fajin perkthyesi. Spektrumi i ideve ose pozicioneve politike dhe ekonomike eshte me i gjere dhe me i larmishem sesa vetem te djathte radikal(free market fondamentalists) dhe te majte(socialist interventist)’, sic mendon ti. Nuk mund ti futesh te gjithe vetem ne keto dy kategori, bile bile, ka nga ata qe besojne ne laissez faire socialist ose anarkiste te free market. Prandaj nuk eshte shkence, se perbrenda taksonomive te se njejtes famije ka ide kontroverse.

          1. Ore zoteri, e kam lexuar “Etiken protestante dhe shpirtin e kapitalizmit” te Max Weber qe ne moshe te njome. Gjthashtu edhe autoret liberale te shkolles austriake. Pavaresisht, te gjithe e dine qe keto vende gjermanike nuk kane pasur kurre kapitalizem te paster, por ekonomi te lidhur gjithmone me interesat e shtetit. Po ta kishe lexuar Weberin, patjeter do ta mbaje mend nje pasazh ku krahason pushtetin e administrates ne Gjermani me ate ne Amerike. Ne Gjermani, sipas Weber simbolikisht, nenpunesi i shtetit peshtyn ne fytyre qytetarin, ndersa ne Amerike ndodh e kunderta. Sa per ilustrim, gjermanet e kane ndertuar sistemin e sigurimeve shoqerore qe ne mesin shek e 19, ndersa amerikanet ne momentin e krizes se 1929-1933 nuk e kishin as ne plan. Ti ndoshta ngaterron industrializmin me kapitalizmin. Lexo Durkheim qe te sqarohesh. Tani, edhe pse e gjithe bota thote me argumenta qe Keynes eshte kontributori lider i te majtes moderne, sepse per kete ka 1000 fakte, ti me bindje personale, me zero argumenta thua jo. Ndoshta dhe ti ke ndonje ide personale se cfare eshte kjo e majta, pervecse komuniste, nga e cila perjashtohet Keynes si i djathte, por po deshton ta formulosh. Me deshiren e kote per kundershtim, re ne konkluzionin tim, qe teoria ekonomike eshte politike me shume se shkence. Ai qe ben teori ekonomike, ben dhe politike. Bej dhe nje hap tjeter ne drejtimin e duhur dhe prano qe nderhyrja e shtetit ne ekonomi eshte politike e majte dhe jo e djathte. Keshtu do i kthehesh sensit komun.

    1. Nuk po te perjashtoj te gjithe argumentet, thjesht po te kritikoj pikpamjet e tua ultra radikale dualiste dhe te lodhshme kur thua se po nuk qe e bardhe do jete patjeter e zeze. Po te perseris qe interventiste gjen ne te dy polet

    2. Rilexoje atehere librin e Piketty se me sa duket e ke lexuar duke e pasur te qarte pozicionimin tend kunder librit. Ne liber nuk thuhet vetem qe te ardhurat nga puna rriten me ngadale se te ardhurat nga kapitali, ai ne fakt thote qe puna sot te jep te ardhura shume me te vogla seç te jepte ne vitet ’50. Dhe pergjigjet jane po aq bazike per ate qe do te kuptoje. Ne nje planet me burime te kufizuara nuk mund te mbeshtesim nje sistem qe nxit makuterine…

      1. Stanjacioni i pagave ne keto dekada eshte fenomen perendimor. Ne pjesen tjeter te botes ku ka investuar kapitali, pagat jane shumefishuar. Keshtu qe globalisht mund te flitet per rritje shume te madhe pagash. Problemin me punen ne perendim e krijoi mobiliteti i kapitalit ne vendet ne zhvillim, qe eshte fenomen normal ne tregje te hapura. Thelbi i librit, eshte pikerisht disbalanca historike mes rritjes se te ardhurave nga puna me ato nga kapitali, qe arrin piken kritike ne nje moment te caktuar. Piketty sheh si zgjidhje progresivitetin e rende ne taksim. Ka zgjidhje liberale shume me te mira se kjo.
        Megjithe keqardhjen, duhet thene qe nuk ka deshtuar kapitali ne permiresimin e cilesise se jetes se masave, por ka deshtuar perendimi ne mbajthen e kapitalit, sepse eshte treg pune interesant vetem per punet e mirekualifikuara. Gjithsesi, qetesia relative me te cilin u menaxhua kriza e 2008, tregoi qe punet nuk jane aq keq dhe nuk ka oreks per revolucion. Ne fakt, ne llogari te fundit jemi me mire se asnjehere me pare ne histori.

    3. Piketty meret me pabarazine e te ardhurave dhe ajo qe thu ti esht vetem nje pjes e ekuacionit…Ai thot qe pabarazia e te ardhurave rritet ne momentin kur te ardhurat nga kapitalet rriten me shume sesa te ardhurat nga prodhimi…dhe se problemi i sotem esht sesi te ulim pabarazin qe te mos shkojme ne perplasje sociale ose me keq…(pjesa e revolucionit francez)…..Nga ana tjeter periudhat ne te cilat u ulen kto pabarazi ne shekullin e 20 ishin ato te luftrave botrore kur borxhet dhe recesionet qe vijuan shkaterruan pasurite e elitave duke bere qe shteti ti shperndante te ardhurat dhe duke u pozicionuar ne demand-side economics (politikat Keynesiane)….Ky fenomen pershkruhet dhe nga teorema e Stolper-Samuelson kur thuhet se kur nje vend (SHBA ne rastin tone) prodhon te mira qe jane intensive ne pune, te ardhurat relative rriten dhe si rrjedhoi indeksi i pabarazis u ul……..Alternativa dhe zgjedhja optimale sipas Piketty esht taksimi progresiv i miliarderve dhe i trashgimis…..Ciao Neri

  2. Ne antaret e Libras jemi me Blushin qe na udheheq drejt fitores ,ku te gjithe do te jene hajdute dhe nuk do te kete me te varfer.Normal ,pasta nga hajdut kthehesh ne biznes e pastaj ne politike e pastaj jep dhe mend se si duhet ndertuar shoqeria.I lumte atyre qe jane te pasur dhe ti vije turp atyre qe jane te varfer,vend ka per te gjithe.

  3. Mund te me thote dikush se perse komentojme per nje liber filozofie kur nuk e kemi lexuar?. Sipas sondazheve ne diktur mbi 90% e njerezve nuk kishin lexuar kurre nje liber historie nga fillimi ne fund dhe kurre nje libe filozofie e megjithate i thonin vetes qe jemi komunista, e citonin Marksin megjithese nuk ishin ne gjendje as ta lexonin e jo ta kuptonin!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *