• |
ide | kryesore

Mbrojtje e copëtuar e dilema formacioni: Flamurtari përgatit transfertën me Luftëtarin

Sport



Ndërprerja e kampionatit duhet të ishte në favor të Flamurtarit, që kërkonte sa më shumë kohë për të sjellë në formacion pjesët e munguara, por ka rezultuar në përkeqësim të situatës, pas dëmtimit të Lirim Memës me U21 e Kosovës. Tekniku Sadedini që ka punuar me ngarkesë të plotë me grupin që ka patur në dispozicion, duke insistuar me dy séanca ditore për ta ulur ritmin vetëm të mërkurën, ka probleme formacioni në transfertën e Gjirokastrës kundër Luftëtarit.

Kuqezinjtë shpresonin të rikuperonin Sarris, por në mbrojtje vakuumi është bërë edhe më i madh pas dëmtimit të kosovarit Mema që duhet të qendrojë një muaj larg fushës. Për ta vënën pas litarëve teknikun është mungesa e ditur e mbrojtësit Valdo Zeqaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Partizanit. Sadedini shpresonte shumë të bënte grekun Sarris të debutonte në Gjirokastër, por mbrojtësi nuk është ende gati, të paktën për 90 minuta.

Jo gjithcka është e zezë në Vlorë në fakt, sepse kuqezinjtë do të kenë në dispozicion edhe sulmuesin Xhevahir Sukaj, që do të bëjë debutimin sezonal, duke qenë se ka humbur tre javët e para. Edhe Ansi Nika mund të përballojë tashmë 90 minuta, duke i dhënë një mundësi më shumë Sadedinit, ende në kërkim të pikëve të para në kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *