• |
ide | kryesore

Mustafaj: Mund të bëhet një marrëveshje e dytë Rama-Basha

Lajme, Të fundit

Analisti dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka analizuar në detaje zhvillimet politike në vend.

Ai foli edhe për një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha.

“Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë. Ne duhet të gjykojmë me fakte. Ne kemi numrin dy të PD, i cili doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e pare, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës. Nuk besoj se është arritur një marrëveshje e fshehtë. Presidenti i është drejtuar në mënyrë institucionale agjencisë kombëtare që presupozohet se ka dhënë informacion për të nxjerrë nga arkiva dhe për t’ia vënë në dispozicion Komisionit Hetimor. Komisioni hetimor e përfshinë brenda platformës nëse ka dyshime për këtë informacion. Unë do të doja të kishte një fillim dialogu,” tha Mustafaj në News24.

2 Comments

  1. Nqs behet edhe ato cike demokrate qe kane mbet do zhgenjehen totalisht , dhe perfundimisht nuk i beson me askush askujt edhe sikur te thote nje te vertete.

    Per ndonje afere do bashkpunojne besoj apo jo?

  2. Kanë bërë shumë gabim qeveritë italiane që kanë bërë luftë pa kompromis me grupet e fuqishme mafioze.
    Duhej që të negocionin me kapomafiat që Italia të bëhej një shtet më demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu