• |
ide | kryesore

Negociatat/ A do t’i bindë Rama Holandën, Francën dhe Gjermaninë?

Lajme, Të fundit

Tema e hapjes ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ka zënë doemos një rëndësi të dorës së parë në ligjëratat apo publikimet e drejtuesve më të lartë politik të vendit.

Gjatë konferencës së djeshme për mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ritheksoi bindjen se pa zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë prej muajsh vendin, zor se mund të marrim një përgjigje pozitive nga Brukseli, duke shtuar pa kursyer ironinë se në rast të dhënies së “dritës jeshile”, do ta dekoronte kryeministrin Edi Rama. “Urdhërin e Skënderbeut do i jap madje. Unë të jem xheloz se Shqipëria merr miratimin për hapjen e negociatave? Bëhuni gati për dekoratën, madje do t’i jap dy: edhe si kryeministër, edhe si ministër i Jashtëm.”- është shprehur kreu i shtetit.

Ndërsa, ditën e sotme, shefi i qeverisë Rama i ka dhënë Metës një përgjgje të nënkuptuar nga Praga ku gjendet në takimin që është organizuar mes vendeve të V4-s (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama shkruan se vendet e Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe fqinjët e rajonit, “jo vetëm ofrojnë mbështetje totale për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”. Këtij postimi, kreu i ekzekutivit i ka bashkëngjitur edhe një galeri fotosh ku shfaqet rëndom si në këto raste, duke mbathur një palë atlete të bardha.

 

 

Megjithatë, në infrastrukturën institucionale të BE-së, është përcaktuar se votimi për hapjen e negociatave merret në formë unanime nga krerët e shteteve dhe të qeverivë të 27 vendeve anëtare në një samit ose në një konferencë të posaçme ndërqeveritare, pasi progres-raporti i Komisionit Evropian kalon për t’u konsultuar në nivelin e ministrave të jashtëm. Thënë këtë, nuk do bënte dobi përkrahja e deklaruar nga ky grup vendesh, anëtarësimi i të cilave në BE (zgjerimi i BE-së në vitin 2004), krijoi terrenin e volitshëm për mbarsjen e krizës së unionit që u nda pakthim mes anëtarëve të hershëm dhe rioshëve, që shkaktuan ndër të tjera papunësi dhe zemëratë veçanërisht mes francezëve (kërko: rasti i hidraulikut polak).

Në vend të kësaj narrative,  qeverisë shqiptare do t’i duhej të bindte vendet e BE-së që prej kohësh kanë shprehur skepticizëm, në mos mungesë dakordësie për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Në këtë grup bën pjesë Holanda, që në pranverë të këtij viti shkoi deri aty sa kërkoi rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, me arsyetimin se në këtë mënyrë do të frenoheshin sadopak bandat shqiptare të drogës dhe emigracioni i paligjshëm. Po ashtu, Gjermania e sheh me mjaft rezerva hapjen e negociatave për Shipërinë, kryesisht unionistët e CDU-CSU-së qeverisëse, që nënvizojnë nevojën për rezultate më bindëse në përmbushjen e kritereve kyçe (lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës etj), si edhe për tejkalimin e krizës politike. Pa pikën e dyshimit edhe Franca, madje vetë kreu i shtetit francez, Emanuel Macron, është zotëruar se për arsye të mungesës së reformit të brendshëm, do të pengojë avancimin e mëtejshëm të polikës së zgjerimit.

 

4 Comments

  1. KURRE ME GJITHESE EURPOA PO MENDON QE TE TERHEQ PAS VETES QE TE MOS RRESQESEM NGA NENA RUSI SE PSE BIJET E SAJ ME TE DEVOTSHEM PO QEVERISIN SHQIPERIN PRAP SE PRAP NEGOCIATAT NUKE HAPEN ME 20 DEPUTET KRIMINEL MAZHORANCA NE PARLAMENT.ME 10 DREJTUS BASHKIAK KRIMINEL, ME KORROSPIONIN DHE DROGEN E SHPERNDAR NE CDO QELIZ TE SHQIPERIS…JO KURR,KURR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu