• |
ide | kryesore

Nis seanca plenare, pritet të votohet rrëzimi i dekreteve të presidentit

Lajme, Të fundit



Ka nisur seanca e sotme parlamentare, ku pritet që të rrëzohen tetë dekretet, që variojnë nga ligji për konçesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara, e deri tek kandidatura e propozuar për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kthyera për shqyrtim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Përpos dekreteve, në rendin e ditës janë të përfshira edhe pika të tjera si miratimi i projektvendimit për zgjedhjen e Besnik Dervishit në cilësinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si edhe për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të tjera.

Dekretet:

 

  1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
  2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
  3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
  4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
  5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
  6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
  7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
  8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *