• |
ide | kryesore

Njësoj si në Rusi 2018: lojtarët e Meksikës festë me modele para humbjes me Argjentinën

Sport



Stuhi e re kritikash përplaset mbi Meksikën, pikërisht si një vit më parë. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, pas ndeshjes me Shtetet e Bashkuara e fituar 3-0, disa nga lojtarët e Tata Martino janë parë në një diskotekë në shoqërinë e modeleve. Deri këtu nuk ka asgjë të cuditshme, nëse mediat lokale nuk do të ishin thelluar duke zbuluar se dy nga modelet e pranishme kishin bërë të njëjtën rrugë me skuadrën, edhe para ndeshjes me Argjentinën, duke fjetur në të njëjtin hotel me futbollistët.

Nëse ndiqet kjo vijë logjike, nuk është befasi humbja e Meksikës 4-0 kundër albiceleste e mbi të gjitha sjellja e fjetur e lojtarëve gjatë ndeshjes. Layun është munduar të japë shpjegime: “Kishim disa orë të lira pas ndeshjes me SHBA e shkuam në një lokal që bëhej diskotekë e qendruam nga ora 15:30 deri në 20:30. Pas kësaj jemi kthyer të gjithë në hotel për të pushuar. Dikush ka thënë se ndodhi para ndeshjes me Argjentinën, por është absurde të thuhet dicka për një gjë tjetër”. Nuk përmendet ndërkohë asnjë fjalë për dy modelet që kanë udhëtuar me grupin nga Neë Jersey deri në San Antonio.

Opinioni publik e ka krijuar një ide duke kujtuar, pashmangshmërisht, atë që ndodhi para Botërorit Rusi 2018. Tekniku i atëhershëm, Osorio, i kishte dhënë lojtarëve dy ditë të lira për ti kaluar me familjet. Vetm se jo të gjithë ishin kthyer në shtëpi. Disa u fotografuan në një festë në shoqërinë e 30 eskortave. Një skandal i vërtetë: Chicharito dha shpjegime në gazeta, ndërsa Ander Herrera u detyrua ti kërkonte ndjesë në rrjetet sociale të shoqes. Tani trajneri ka ndryshuar, lojtarët gjithashtu. Por si thuhet, ujku qimen e ndërron e zakonin s’e harron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *