• |
ide | kryesore

PPP e rrugëve të florinjta, Hajdari: Prokuroria të nisë hetimet, aferë korruptive

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për pr/ligjin për koncesionet e rrugëve; Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Sipas Hajdarit, nuk ka pasur një garë për PPP-në pasi ka qenë pa konkurs, ndërsa shtoi se po favorizohen disa kompani.

“Për shkak se dekreti kanë problemet e tyre të hapura me ligjet, si janë shkruar, hartuar dhe kaluar në kuvend. Këto dy pr/ligje janë futur në mënyrë të përshpejtuar. Janë futur pa konkurrencë, duke anashkaluar ligjin e PPP-ve dhe përgjegjësinë për të eliminuar kërkesat e pakërkuara. Qeveria Rama po kërkon që të bëhen PPP për këto dy rrugë pa konkurs. Pse u futen këto dy ligje në seancën e fundit plenare? Kjo është pjesë e një plani. Prokuroria duhet të hetojë aferën korruptive. Nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk merret, ne duhet të denoncojmë këto ligje, që nga ligji Fusha, deri tek këto dy rrugë. Nëse ne do të respektojmë ligjin, duhet të kemi vetëm 1 standard”, u shpreh Hajdari.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *