• |
ide | kryesore

Reagimi i fortë i Bashës: Janë sulur hyzmeqarët politikë dhe mediatikë

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme, teksa në TV po transmetohen emisionet politike të së enjtes.

“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve” – shkroi Basha në Twitter.

Basha nuk ka përmendur asnjë emër se cilët janë hyzmeqarët, oligarkët apo pronarët e mediave qe vjedhin bashkë me Ramën. Gjatë paradites parlamenti miratoi dy koncesione atë “Milot-Balldre” dhe “Dukat-Orikum” të cilat Basha i ka cilësuar si koruptive. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ty gjithmone te sulen , e morem vesh.. po reago pra kunder dorezimit te plote te medias. Fol me brukselin e ameriken qe media eshte kapur ndyre e gjitha. Hap nje median tende te balancosh kafsherine e rilindjes qe vetem kete kane bere keto 6 vjet. Nuk qeverisin. Merren vetem me media e propagande. Cfare ke bere ti Lul.? Te mbyti fare rama . Me i paafti kryeminister qe ka pare ky vend, te mbyti me propagande.

  2. E gjithe dita e sotme politike dhe mediatike ishte perpjekje per te mbuluar 370 milion eurot, prandaj duhej nje proteste e forte para parlamentit nga PD. LSI-ne me siguri e kane kapur disa nga ato miliona. “Nuk e di” pse dhe nga ana jote duken reagime me gjysem zemre. Kjo ishte dita ku perflakja e parlamentit do ngrohte zemrat e shqiptareve. Ishte shume e rende dhe shume e shemtuar te shihje sot te gjithe faktorin politiko-mediatik, ne perpjekjen entuziaste per te shmangur me cdo kusht vemendjen nga afera. Armiqte shqiptare te shqiptareve paten nje dite te shkelqyer.

  3. Po ti je palaco burre se na ke ber kasht e koqe dhe tani don te besh si i rendesishem ik o i peshtire se nuk te beson kush na ler ta vuajme diktatin e rames ssic e don zakoni se ora po troket po jo per ty qe na ke shit disa her te rama por ket her esht pwr ne ndaj te lutem mos luaj me fatkeqsin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *