• |
ide | kryesore

Rrugët e “florinjta” / Basha letër kompanive të ndërtimit dhe bankave që i financojnë

Lajme, Të fundit



Përpos paralajmërimit për ndëshkim nga organet e reja të drejtësisë (SPAK dhe BKH) që u adresoi deputetëve që do të votojnë kontratën konçensionare për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Duakt, kreu i PD-së, Lulzim Basha, iu drejtua në të njëtjën mënyrë edhe 2 kompanive që kanë fituar tenderin e ndërtimit të këtij aksi, “AKN”, “Gjikuria” , si edhe bankave që i financojnë.

Ditën e nesërme AKN dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht nga Partia Demokratike për pasojat që do të kenë, si subjekt i ligjit antimafia, se çfarë do të ndodhë me to ditën e parë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të vijnë në pushtet. Një letër e ngjashme do t’iu dërgohet dhe bankave tyë nivelit të fdytë që do të japin kredi pëqr këto projekte. Ora po afron, është mundësia e fundit për ata individë që ndjejnë përgjegjësi përpara fëmijëve të tyre, që të mos bëhen pjesë e kësaj vjedhje, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin e landfillit“, u shpreh Basha.

Ndërkohë, në seancën e sotme plenare priten të rrëzohen 8 dekretet, që variojnë nga ligji për konçesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara, e deri tek kandidatura e propozuar për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), të kthyera për shqyrtim në Kuvend nga Presidenti i Republikës.

8 dekretet e Presidentit që pritet që të rrëzohen sot në Kuvend:

  1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
  2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
  3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
  4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
  5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
  6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
  7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
  8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit



9 Comments

  1. Ne te vetmin rast qe deklarata e Lulit duhet mare ne kosiderate mbasi ai ka qene vete me pare hajdut i fondeve te rrugeve.

  2. Agim Kola sapo u arrestua nga policia. Si ka mundesi firma vazhdon te korri miliona euro???????
    Ore kush do ma shpjegoj pak me durim ca po
    ndodh ne Shqiperi….. pikerisht oligarku i akuzuar nga basha si i kapur nga rama arretohet

    1. Or i paemer 14.47 ,pa ma shpjego pak ate kapitalizmin qe nuk e njihkemi ne te tjeret dhe qenka ndryshe nga ky i yni ???

  3. Ore ti kari i pare i paemer, ai kapitalizmi qe mendon ti mos eshte i llojit “leninist” qe kujt i do kari te punoje dhe kujt nuk i do te haje qyl? Ate lloj kapitalizmi kush ta ka mesu mami?

  4. Pergjigje per Kucken Rilindase.

    1. Bill Gates dhe Steeve Jobs Jane kapitaliste. Vetem 1% te xhiros e kane me Qeverine. Parate I kane bere ne Tregun e Lire duke deklaruar cmimin e produkteve dhe sherbimeve, dhe bleresit kane qene te lire te blejne ose te mos blejne.

    2. Oligarket kane 99.999% te xhiros me Qeverine.

    I futin nje LIGJ me Qelbesiren, dhe te detyrojne Ty moj Kucke Rilindase dhe Ty o Popull Dele, (dhe ti moj Bebe qe nuk ke lindur akoma ne maternitet), te jesh pjesetar I nje Kontrate/Borxhi, 30 vjecare, ku me DHUNE DHE DETYRIM do paguash nje cmin qe ka caktuar Oligarku.

    Ky nuk eshte Treg I Lire ku transaksioni ndodh, vetem kur AI qe paguan eshte Dakord me

    1. Cmimin

    2. Produktin

    Ky eshte Komunizem. Ku Udheheqesi Qelbesire te fut ne nje Kontrate/Borxh, ku calton dhe cmiminsi I do qejfi.

    2. Rruga e Kombit u dhurua Qyl dhe parate po behen Qyl.

    E bukura eshte qe ty moj Kucke ta kane shitur si nder.

    Oligarket le ti bejne parate ne Treg jo ne Zyrat e Kryeministrit.

    LE TE DALIN NE TREG me qytetaret si 99.99% e bizneseve, dhe jo te persorin parlamentin per ti futur me dhune ne Kontrate.

    KY NUK ESHTE KAPITALIZEM

  5. Per cudi, te gjitha projektet madhore rrugeve, ky Kryeminister po I nderton me Kompani 100% Oligarko-Shqiprare.

    Eksperienca e larte Inxhinierike brenda ketyre kompanive, qe mesojne doren duke hapur tunele standartit te larte Shqiptar, te le pa fjale.

    Kompanite e huaja NUK paraqiten ne Koncesionet, me Forcqt tona.

    Sikur vjen ere ky lloj modeli biznesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *