• |
ide | kryesore

SKANDAL/ Humbasin DVD-të që fiksuan përplasjen e makinës së policisë në Elbasan

Lajme, Të fundit



Zhvendosja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë shoqërua me humbjen e DVD-ve me pamjet e përplasjes. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku u në shqyrtim dosja në ngarkim të Suel Çelën, emri i të cilit u lakua pas përplasjes së makinës së Policisë në qytetin e Elbasanit.

Gjatë seancës, është diskutuar në lidhje me provat që disponohen ndaj Çelës, një personazhi të botës së “nëndheshme” të krimit dhe të arrestuarve të tjerë pas incidentit me makinën e llojit “Audi” në tregun ushqimor të Elbasanit.

Për 4 seanca, Krimet e Rënda kërkuan DVD-të, të cilat nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit. Ndërkohë, Gjykata bëri me dije sot se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rikuperuar në Institutin e Policisë Shkencore.

Gjykata kishte dërguar një shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, që e kishte vënë në dijeni se këto DVD nuk ndodheshin atje, pasi ishin nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda. Prokurori Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka lëvizur plot tri here: në Elbasan, në Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

Në fakt, video që nuk gjendet në dosje disponohet nga të gjitha mediat, që e kanë transmetuar menjëherë pas ngjarjes, ku duket se si automjeti “Audi” që bën manovra. Nga kamerat e sigurisë shihet që makina “Audi” bën tentativë për t’u futur në tregun ushqimor dhe gjatë kësaj përpjekjeje përplas makinën e Policisë.

 

 



4 Comments

  1. ”” Gjykata bëri me dije sot se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rikuperuar në Institutin e Policisë Shkencore.””

    O komentues.. mos kerceni si pleshta mbi pleh…. Asnje DVD nuk ka humbur. Ato ishinne institutin e policise shkencore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *