• |
ide | kryesore

Skandali/ Ndryshon fshehtas kontrata e PPP-së së rrugës Milot-Balldren

Arkiva, Lajme, Të fundit

Rikthehet për miratim në Kuvend kontrata 256 milionë euro e miratuar më 18 korrik, por nuk është ajo që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë çoi për miratim në Ministrinë e Financave. Ulen financimet nga furnitorët, duke treguar se firma nuk ka aftësi paguese për një projekt të tillë. 

Kuvendi do të votojë sërish në seancën e sotme plenare ligjin nr. 52/2019 për miratimin e kontratës së koncësionit/PPP për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldren. Skandali qëndron në faktin që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka paraqitur tjetër kontratë për miratim në Ministrinë e Financave dhe tjetër kontratë ka përcjellë për votim në Kuvend. Ndryshimi ndërmjet kontratave qëndron në anekset e tyre dhe pikërisht te shtojca 6 “Modeli Financiar”. Te kontrata e paraqitur për miratim në Ministrinë e Financave për zërin “Financime nga furnitorët” thuhet që financimi nga furnitorët do të jetë 9.5 milionë euro vitin e dytë dhe 10 milionë euro vitin e tretë, ndërsa te kontrata e paraqitur për miratim në Kuvend për zërin “Financime nga furnitorët” thuhet që financimi nga furnitorët do të jetë 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro vitin e tretë dhe 7 milionë euro vitin e katërt.

Normalisht duke u bazuar në përcaktimet e bëra në VKM nr. 634, datë 1.10.2014, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të duhej të merrte sërish miratimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për çdo ndryshim që do ti bëhej kontratave të propozuara nga ana e saj. Cuarja në Kuvend e një kontrate të ndryshme nga ajo e miratuar më parë në Ministrinë e Financave për më tepër kur ndryshimet lidhen ngushtësisht me propozimin financiar të shoqërisë koncesionare e bën të paligjshëm dhe të pabesueshëm të gjithë procesin e dhënies së këtij koncesioni si dhe gjithë procedurën në të cilën është përfshirë Kuvendi i RSH për miratimin me ligj të kësaj kontrate. Të dyja kontratat kanë të njëjtin numër regjistrimi dhe që të dyja pretendojnë se janë hartuar duke u bazuar në propozimin financiar të deklaratës së datës 18.03.2019, por ndryshojnë në anekset e tyre. Sipas dokumenteve të publikuar nga ‘Syri”, në faqet 107 dhe 108 të kontratës së koncesionit/PPP për ndërtimin e segmentit rrugor Milot- Balldren evidentohen dy tabela që pasqyrojnë gjithë analizën financiare të projektit për periudhën 13-vjeçare të zhvillimit të tij. Për vitin e 5, në tabelën e faqes 107 të kontratës, parashikohet që koncesionari do të marrë nga buxheti i shtetit 21 milionë euro. Nga këto, 16 milionë euro do t’i harxhojë si shpenzime kapitale dhe në fund do t’i ngelen 5 milionë euro cash (21-16=5)

Mirëpo, po për vitin e 5, në tabelën e faqes 108, parashikohet që koncesionari do të harxhojë edhe 11,4 milionë euro të tjera ku futen pagimi i huasë, interesi i bankës, ripagimi ndaj furnitorëve dhe interesi ndaj furnitorëve.

N.q.s. mbledhim gjithë shpenzimet e koncesionarit për vitin e pestë në të dy tabelat, rezulton që shpenzimet janë në total 27,4 milionë euro. Pra, për vitin e 5, ndërkohë që sipas tabelave në faqen 107 dhe 108 të kontratës, shoqëria koncesionare ka planifikuar të harxhojë 27,4 milionë euro, ajo do të financohet nga buxheti i shtetit me vetëm 21 milionë euro, që do të thotë që shoqërisë koncesionare i duhen edhe 6,4 milion euro që s’dihet se ku dhe si do të mund t’i gjejë pasi në tabela nuk figuron asnjë shifër tjetër. Një gjë është e sigurt, kjo kontratë dhe analiza e saj financiare, jo vetëm që nuk paraqet garanci ndaj shtetit shqiptar për realizimin e projektit, por ajo nuk garanton dot as koncesionarin që sipas parashikimeve të bëra nga vetë ai mendon të falimentojë në vitin e 5 të projektit.

Në dokumentet e paraqitura edhe më parë është shpjeguar se zyrtarisht, kompania nuk ka kapacitetet financiare që të ndërtojë një projekt të tillë. Ndërsa ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro.

Rruga e ‘florinjtë’

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi me nxitim, më 18 korrik, në seancën e fundit të sesionit parlamentar, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren, pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, për miratimin e të cilës u bë një tender formal, pasi fitues, në tetor 2018, u shpall kompania që kishte bërë ofertën e pakërkuar. Për ironi, kontrata u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë eurosh dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet. 12 milionë euro janë shpenzime mirëmbajtje. Pjesa e mbetur prej 60 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë. Koncesioni është për 13 vjet dhe qeveria pritet të fillojë pagesat në vitin e tretë, konkretisht në 2022 për një periudhë prej 11 vitesh.

Por, qeveria në kuadrin e saj afamesëm është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga Monitor (shiko tabelën). Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose  gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometër./shekulli

6 Comments

  1. Me mire akoma. Le te jete dosja e pare per SPAK duke qene se ka falsifikim aktesh zyrtare, shperdorim detyre, konsumim i vepres penale i kryer ne dem te shtetit me pasoja te renda. Po nuk e beri dosjen gati presidenti ose opozita le ta bejne “deputete e rinj opizkare” duke refuzuar edhe publikisht ne parlament nje krim te tille

  2. ne fillim te artikullit me shkronja te zeza kemi direkt konkluzjonin e artikullit .
    ”’ Ulen financimet nga furnitorët, duke treguar se firma nuk ka aftësi paguese për një projekt të tillë. ”’

    por po te lexoni neper me poshte neper rreshta e vetmja gje qe ka ndryshuar eshte shperndarja neper vite e shumave te parashikuara.

    Si ishte financimi nga furnitoret : viti i dyte 9.5 miljon , viti i trete 10 miljon , Totali = 19.5 miljon
    Si eshte Financimi nga furnitoret: viti i pare 2.5 mil, viti i dyte 3 mil, viti i trete 7 mil, viti i kater 7 mil , Totali 19.5 miljon.

    PRA LAPSI PO GENJEN SE FINANCIMI NGA FURNITORET NUK KA NDRYSHUAR !

    pastaj me poshte ka plot pasaktesi kur luhet me shumat e eurove dhe vitet .

    1. Po normal se shumica e lexuesve vetem titullin lexojne . Futi ketu dhe paragrafin me shkronja te zeza qe ne fillim dhe aq eshte mjaftueshem per nje manipulim te afro 80% te lexuesve.
      Shume pak lexojne permbajtjen e lajmeve.
      E para se jane te gjata dhe e dyta se futen ne elemente teknike ku shumekush mund ta humbasi fillin.
      Pastaj jane dhe nje % e madhe e lexuesve qe ju pelqen te genjehen , mjafton te shkruhet kunder ketij apo atij personi, subjekti politk.

  3. Po more shuma 19,5 eshte por nga per tre vjet kalon per kater vjet dhe per te mencurit qe kuptojne furnizimet do jene 9,5 vitin e dyte dhe 10 mil vitin e tret sipas kontrates se MF,ndersa te kontrata e Kuvend eshte 5,5 viti dyte(2,5+3) dhe 7 vitin e trete dhe 7 viti kater , pse kater vite apo kjo per te mencurit tregon se firma ka mjete financiare. Nuk ka leke ore jo prandaj eshte bere kater vjet , kjo nuk hahet as me buke as me djath rilindjeje

    1. Ja pikerisht per njerez si puna jote eshte bere ky lloj artikulli. !
      E meriton kete ( mut) mediokritet. Haje se do flesh i qete sot .

  4. Ju qe po sulmoni artikullin po e humbni fillin sepse jeni qorruar. Filli eshte 256 milione euro per me pak se 30 km rruge!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu