• |
ide | kryesore

Studimi nga ekspertët, si rritet me 10-15% në vit vlera e pronës në resortin më elitar në vend

Arkiva, Stil

Ku dhe si të investohet është një ndër dilemat më të mëdha dhe një proces i cili kërkon analizë të thellë, nga individët të cilëtplanifikojnë të bëjnë investime. Vazhdimisht ka patur diskutime dhe vlerësime të ndryshme, por duket që një pjesë e mirë e ekspertëve në fushën e ekonomisë bien dakord me faktin që investimi në fushën e pasurive të patundshme në tregun shqiptar, është një ndër investimet më të sigurta dhe që siguron të ardhura vazhdueshme.

Vitet e fundit në Shqipëri vihet re një tendencë në rritje e kërkesës për investime në pasuri të patundshme dhe sidomos tëinvestimeve në projektet rezidenciale dhe turistike.

Një ndër projektet më të mëdha jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, është Green Coast Resort, i pozicionuar në Palasën magjike, aty ku deti i kristaltë prek butësisht Llogoranë malore e madhështore. Tashmë që ka përfunduar faza e parë e projektit dhe Green Coast ka hapur dyert për të mirëpritur banorët dhe pushuesit, kurioziteti ynë se si ka ndryshuar vlera e pronave nga momenti fillestar dhe deri tani, është mëse i justifikuar.

Për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, kontaktuam me znj. Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive në Green Coast Resort.

Tashmë që është dorëzuar faza e parë e projektit, do donim të dinim si ka ndryshuar vlera e pronave të blera në Green Coast Resort dhe a i ka arritur projekti pritshmëritë tuaja?

Sa herë që më drejtohet një pyetje në lidhje me çmimin e vilave në Green Coast, ajo që më vjen në mendje, është shprehja e William Armstrong: ëDiçka që unë u them të gjithëve është të mësojnë rreth pasurive të patundshme. Përsërisni pas meje: Tregu i pasurive të patundshme siguron kthimin më të madh të të ardhurave, vlerat më të larta dhe riskun më të ulëtë. Kjo shprehje është plotësisht e vërtetë, veçanërisht kur bëhet fjalëpër projektet e zhvilluara nga Grupi Balfin, të cilat gjithmonëgarantojnë rritjen e vlerës së pronës.

Në mënyrë të veçantë Green Coast Resort, projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit dhe njëkohësisht projekti më i madh dhe më elitar në Shqipëri, garanton rritjen me shpejtësi të vlerës së pronës falë projektimit dhe zhvillimit tij bazuar në një analizë të fortë, studimeve paraprake dhe implementimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe produkteve unike. Vendndodhja strategjike e zgjedhur me kujdes që në fillim, cilësia e lartë e ndërtimit, ofrimi i shërbimeve për të garantuar nivel elitar të jetesës, janë disa nga faktorët që kanëndikuar në rritjen e vlerës së pronës, por jo vetëm kaq. Green Coast është i njohur tashmë për idetë inovative, programet e reja dhe produktet unike që ka sjellë në tregun shqiptar, të tilla si Programi i Qiradhënies, koncepti Time Share apo Lehtësirat e financimit, ofruar në bashkëpunim me bankat kryesore nëShqipëri.

 

Ky vit ka qënë shumë i rëndësishëm për projektin, me ndikimetë ndjeshme në rritjen e vlerës së pronës, pasi krahas fillimit tëjetesës në resort, ka filluar funksionimi i Programit tëQiradhënies, falë të cilit pronat e blera në Green Coast Resort kthejnë investimin te pronarët duke filluar nga vetëm 13 vite. Koncepti Time Share, i cili shumë shpejt do të jetë funksional nëbashkëpunim me kompani ndërkombëtare të specializuara dhe me ekspertizë në këtë fushë, do të ndikojë gjithashtu në rritjen e mëtejshme të vlerës së pronave Green Coast Resort.

Për të gjithë ata të cilët po marrin në konsideratë blerjen e një prone për banim apo investim, ne u takuam me Darion, një nga klientët e parë në Green Coast Resort.

“Palasa ka qenë gjithmonë një nga vendet më të bukura ku pushonim çdo vit. Ndaj, para dy vitesh vendosëm të investojduke blerë një pronë në Green Coast Resort me një çmim prej 250.000 Euro. E njëjta pronë që ne blemë para 2 vitesh, aktualisht vlerësohet me një çmim rreth 300.000 Euro. Duket që vetëm për këto dy vite, të kemi bërë një investim të suksesshëm, pasi vlera e pronës u rrit me 10% në vit. J

Nga një analizë që Green Coast ka bërë në këtë fazë të projektit,rezulton që vlera e rritur e pronës arrin në 10 – 15% në vit për tipologji të ndryshme vilash.