Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Françesku.
Presidenti serb i ka dhuruar Atit të Shenjtë një libër mbi historinë e Kishës serbe Shën Nikolla e cila është pozicionuar në territorin e Kosovës, si dhe një ikonë të Shën Stefanit Provencani, i cili është mbreti i parë serb që ka takuar Papa Onorio e III.
Ndërsa Papa Françesko i ka dhuruar letrat e tij eciklike me mesazhin e paqes si dhe një dokumnet mbi vëllazërinë njerëzore firmosur nga Ati i Shenjtë së bashku me Imamin A -Azhar.
Gjatë shkëmbimit të dhuratave Ati i Shenjtë u shpreh mbi rëndësinë e marrëdhënieve mes të krishterëve e myslimanëve që duhen të jenë të mira e jo konfliktuale.
Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Presidentit serb shkruan se gjatë takimit me Papën, Aleksandër Vucic është shprehur mbi raportin e shkëlqyer mes Republikës serbe e Selisë së Shenjtë e që vitin e ardhshëm mbushin plot 100 vite marrëdhënie diplomatike.
Presidenti serb ka theksuar këndvështrimet e përbashkëta të Serbisë e Vatikanit për ruajtjen e pasurive të krishtera e në mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
Në këtë këndëvështrim Presidenti serb i ka shprehur Atit të Shenjtë rëndësinë e mbrojtjes, respektit e të përmirësimit të të drejtave të popullsisë serbe e të pakicave të tjera etnike jo shqiptare në Kosovë e Metohi, si dhe ka kërkuar ruajtjen e restaurimin e pasurisë fetare e kulturore serbe, sidomos të kishave dhe monastereve që janë nën mbrojtjen e Uneskos.
“Vlerësojmë shumë, shkruan nota zyrtare e Presidentit serb, pozicionin që mban selia e shenjtë për mosnjohjen e Kosovës, e mirëkuptimin që ka ndaj Serbisë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare . Falenderojnë Selinë e Shenjtë për qasjen e mendimin e saj ndaj kësaj teme.”
“Serbia është fort e sigurt se dialogu është e vetmja mënyrë për ti dhënë zgjidhje çështjeve ende të hapura, Impenjmi ynë është që me anë të dialogut të gjejmë një kompromis të qëndrueshëm në çështjet me Kosovën e Metohinë.”
Presidenti serb ka falenderuar gjithashtu Selinë e Shenjtë e Papa Franceskun për mbështetjen që i japin çështjes së integrimit europian të Serbisë.
Gjatë vizitës në Romë Presidenti serb ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin italian Giuseppe Conte në aeroportin e Romës, të cilin e ka komentuar “si një takim i rastësishëm mes dy miqve”.
Po’ papà cka qe se njeh kosoven
Apo se eshte shtet myslyman
Pastaj Ju me papen jeni si protestantet me katoliket.
Le qe papà Ka Dale ateist fare.
E Ka prejardhjen nga majmuni.
Po letrat e Genocidit te fundit me 1999, ia dorezoi bythqiri?
Kurr mos i beso nje serbi c’nxjerr nga …