• |
ide | kryesore

Zbulohet gjëndja e Kevin Hart pas aksidentit

Paparazzi, Slider



Më 1 shtator aktori , Kevin Hart u përfshi në një aksident të rëndë.Teksa po udhëtonte me dy persona të tjerë makina doli nga kontrolli dhe për pasojë komediani pësoi dëme të rënda në shtyllën kurrizore.

Ai u mor nga stafi i tij mjekësor dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Së fundmi raportohet se gjendja e tij është përmirësuar dhe ai sapo ka dalë nga spitali.

“Ai është shumë mirë dhe nuk ka nevojë të marrë shumë ilaçe kundër dhimbjeve”, tha një burim duke shtuar se gruaja e tij, Eniko Parris, është duke qëndruar gjatë gjithë kohës afër ti.

Burimi gjithashtu tha se aktori do të bëjë terapi fizike për dy javë derisa të shkojë në shtëpi.

“Mjekët e kanë paralajmëruar se ai mund të ketë nevojë për më gjatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *