• |
ide | kryesore

Anxhela Peristeri tregon si arriti të dobësohet

Paparazzi, Slider



Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë prej nga ku ka rrëfyer si ka rënë 20 kg dhe këtë e ka arritur pasi i është dedikuar dietës, kërcimit dhe palestrës.
“Humba 15 kilogramë 6-mujorin e parë dhe 5 kilogramë të tjera pa mbajtur dietë. Kilogramët i hoqa me dietë, balet dhe stërvitje. Kam eksperimentuar shumë shpesh që të bie nga pesha. Herët e tjera për shkak se rashë shpejt në peshë, i rifitova shpejt kilogramët. Kurse këtë herë vendosa të dobësohem gradualisht dhe ka rezultuar shumë mirë sepse nuk kam marrë kilogramë gjatë 3-mujorit që nuk jam stërvitur.
Kam ndërprerë vetëm karbohidratet dhe ëmbëlsirat. Në fillim i ndërprerva fare, pastaj i minimizova duke i përdorur 1 herë në 3 ditë ose 1 herë në javë. Në darkë ndonjëherë edhe nuk ha fare sepse tani më është zvogëluar edhe stomaku dhe nuk më merr shpesh uria. Në mëngjes ha vezë të zier, kos ose banane, një mëngjes i lehtë. Nuk kam shumë oreks në mëngjes. Me zor e ha dhe atë që ha”, tregoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *