• |
ide | kryesore

Atentati ndaj Lul Berishës, zbardhet dëshmia e të akuzuarit

Lajme, Të fundit



Ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmia e Ahmet Ajetit, shqiptari nga Kosova i akuzuar për atentatin ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005, i njohur si kreu i bandës së Durrësit.

Ajeti, ndaj të cilit ka nisur rigjykimi pas dënimit në mungesë me 20 vjet burg për “tentativë vrasje”, nuk ka pranuar akuzën, duke deklaruar se ka refuzuar t’i bindet kërkesës së disa personave për vrasjen e  Berishës, edhe pse e kishin kërcënuar.

Në gusht të vitit 2005 erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë. Erdha bashkë me Osman Karpuzin, të cilin e kam njohur në Maqedoni. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë, aty takuam dy persona të cilët na thanë se do të na gjenin punë, por puna sipas tyre ishte në Durrës.

Pasi u nisëm drejt Durrësit, ata na vendosën në një hotel që sipas tyre ishte hoteli i tyre.

Dy persona u kthyen sërish dhe na sollën një armë dhe një fotografi. Na thanë ‘këtë personin duhet ta vrisni’.”- ka rrëfyer Ajeti.

Më tej, Ajeti ka thënë se është vetëplagosur në bark dhe ka deklaruar për Policinë se është plagosur gjatë një sherri.

Ne nuk donim ta bënim, por ata na thanë nuk kemi shpëtim pa kryer krimin. Osmani doli për të blerë cigare, unë mora armën dhe vendosa të vetësakrifikohesha. Qëllova veten në krahun e majtë, afër ijes së barkut.

E bëra këtë gjë pasi nuk doja të kryeja vrasjen që ma kërkuan ata. Kisha ardhur në Shqipëri për të kërkuar punë, isha kryefamiljar dhe vëllai ishte invalid lufte.

Më çuan në spital, aty erdhën dy persona që më thanë që nëse tregoja ‘nuk do ta shikoja vëllain’. më mori policia në pyetje dhe pastaj më çuan në një shtëpi ku më vendosën në ruajtje të një efektivi. I tregova policisë se isha plagosur gjatë një sherri banal me dy persona dhe se ata më kishin plagosur.”- ka thënë i akuzuari.

 

Lulzim Berisha

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *