• |
ide | kryesore

Berisha: Meta do japë Ramës një dekoratë? Unë do i jepja një ngjalë…

Lajme, Të fundit



Për premtimin që bëri Presidenti Ilir Meta për të dekoruar Kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Skënderbeut nëse hapen negociatat me Bashkimin Europian, Sali Berisha ka një sugjerim tjetër.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-Kryeministri tha se do t’i premtonte ngjalë nëse do të ishte në vend të Ilir Metës. Megjithëse, u shpreh i bindur se Rama nuk do të marrë asnjë dekoratë pasi nuk do të hapen negociatat ose do të hapen me kushte.

“Edi Rama mori një dekoratë nga Aleksandar Vuçiç, urdhrin e Esat Toptanit. Ai mund të marrë një dekoratë tjetër, Urdhrin e Zografit. Po nuk merr ai hapjen e negociatave. Nuk e merr. E merr me kushte. E merr siç ishte tjetra. Të kisha qenë në vend të Ilir Metës i premtoja një ngjalë dhe jo një dekoratë. Ngjalë, kaq meriton” – tha Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *