• |
ide | kryesore

“Edhe sot kur shpenzoj 300 euro ndihem në faj”: Alex Sandro nuk e harron varfërinë

Sport



Sakrificat për të shpërthyer në futboll janë të shumta e nuk harrohen lehtë. Edhe tani që është një mbrojtës i afirmuar, Alex Sandro kujton gjithnjë pikën nga ku është nisur, duke treguar anën e tij njerëzore: “Fitorja ime e parë e madhe e arritur falë futbollit ishte kur kurseva 300 dollarë e ia dhashë prindërve të mi për të lyer muret e shtëpisë. Mund të kisha blerë dicka, por më duhej të ndihmoja familjen time”.

“Kur u bëra pjesë e moshave të Atletico Paranaense, 15 vjec, fitoja vetëm 100 dollarë në muaj. Klubi për fat më ofronte gjithcka: hotelin, ushqimin e mësimet shkollore, kështu nga ato para shpenzoja 50 e gjysmën e ruaja. Fitorja ime e parë e madhe e arritur falë futbollit ishte kur kurseva 300 dollarë e ia dhashë prindërve të mi, që e përdorën për të lyer muret e shtëpisë. Mund të kisha blerë dicka, por në atë moment më duhej të ndihmoja familjen time”.

Tani gjërat shkojnë mirë, por braziliani nuk e harron rëndësinë e asaj që zotëron: “Shumë herë dal me familjen time dhe më rastis të shpenzoj 300 apo 400 euro, pastaj pyes veten sa real brazilianë janë të barazvlefshëm dhe ndihem në faj përse shpenzova aq shumë në një mbrëmje të vetme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *