• |
ide | kryesore

Kallëzohet penalisht ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, zbardhet arsyeja (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Është kallëzuar penalisht ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira.

Kallëzimi ndaj Rirës, e cila vinte nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), është depozituar nga kryetari aktual i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba.

Akuza që rëndon mbi ish-kryebashkiaken është shpërdorimi i detyrës.

Unë, Nuri Belba në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Prrenjas bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, parashtroj këtë kallëzim penal për ish-kryetaren e Bashkisë Prrenjas znj. Miranda Rira, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara”, shkruhet mes të tjerave në dokument.

Në arsyetimin e kallëzimit, Belba shkruan se Rira ka shkelur ligjin në procedurën e ndjekur për prokurorimin e objektit “Ndërtimit të fushës së re të sportit, qytetit Prrenjas”.

 

 



5 Comments

  1. Jo mo Miranda eshte e paster, ska bere asgje! Vetem stadiumin do bente dhe s’e beri dot!! Hahaha!

    Njihet ajo qe kur ka qene pedagoge, sa leke merrte per nje provim…

  2. Jo mo ska mundesi,opozita eshte e paster si kristali,ata jane ndryshe,sa te vine ne pushtet do hame me luge floriri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *