• |
ide | kryesore

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën i riu në Theth

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Thethit, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Nga informacionet paraprake, mësohet se viktima është një i ri 23-vjeçar.

I riu kishte qenë duke shkarkuar tulla nga një automjet, në momentin që ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë, duke humbur për pasojë jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *