• |
ide | kryesore

Mediu: Po e them troç. Isha kundër djegies së mandateve

Lajme, Të fundit

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha në emisionin “Provokacija” se ka qenë kundër djegies së mandateve të opozitës, pasi në këndvështrimin e tij kishte disa rrugë për të mos arritur te ky Parlament i turpshëm.

“Po e them troç, nuk ka qenë një veprim i drejtë që në fillim. Por kush është rezultati? Është ky Parlament që shohim sot. Seanca e turpshme e djeshme. Pse e lejuam ne këtë? Ne duhet të dinim si ta linim parlamentin vetëm me mazhorancën që të mos plotësoheshin vendet… për të mos ardhur në këtë rrugë tragjikomike.

Parlamenti ishte një institucion që opozita duhet ta shfrytëzonte në maksimum. Unë bëj debatin brenda opozitës, por kur marrin vendim, debati im mbaron aty. I kam sugjeruar Bashës që të bënim deklaratë me listë që të gjithë deputetët të firmosnin në listë djegien e mandateve, por ne i lamë hapësirë Ramës që të vepronte në mënyrë të paligjshme”, – tha Mediu.

Ai thekson se ka pasur diskutime në lidhje me djegien e mandatave, dhe veçon si më të pjekur mendimin e ish-kryeministrit Berisha.

“Qëndrimi më i pjekur ishte i Berishës që tha se ndërkombëtarët nuk do e pranojnë këtë qëndrimin tonë. Do jetë e vështirë kjo mund të na çojë në sukses të menjëhershëm, ose në probleme shumë të mëdha. Dhe mendoj që këtu ka shumë për të analizuar”, – tha Mediu.

8 Comments

  1. ka te drejte! Kjo do evitonte te jepte mens Mediu neper intervista lart e poshte! Ke faj o Bashe.. Tani zhduke kete Trafikantin qe te na leje rehat nga veshet me teorite e tij idiote.

  2. E thene troç, dorezimi i gjithe pushtetit Edi Rames na doli nje idjotizem alla Berishe. Sot me bisht neper shale opozita po mundohet te krijoje alibine e gomarllekut te vet e te rifutet ne sistemin e ndyre qe ne kemi e qe ata vete e kane krijuar me ndryshimin e kushtetutes.

  3. Kush i beson trocit tend? Ndonje 70 vjecar mbase nuk i dihet.

    Ik me mire se nuk i jep asgje kesaj shoqerie, biles po i ze vendin e dikujt tjeter qe mund te jete produktiv.
    Ik or burr i dheut se je vone e limon i shtrydhur.

  4. Kryetar i nje partie misionin per te cilin supozohet se u krijua, te ktheje pronen te i zoti, nuk e arriti asnjehere.

  5. Gabimi më i madh i PD ka qenë që ju dhuroi mandatin e deputeti të saj , të tillë politikanëve bishtdredhës të partive të vogla opozitare.
    Nuk i intereson asnjë shqiptari se çfarë ka pasur në mënd Mediu lidhur me dorzimin e mandatit. Derisa ai dhe të tjerët jo vetëm e kryen aktin, por edhe për muaj të tërë deklaroheshin në publik se ky veprim ishte i domosdoshëm, me këto deklarata “pas pilafit”, veçse tregojnë se janë të pabesueshëm.
    Kam përshtypjen se Mediu duke u shitur si “republikan” që përkon edhe me faktin që SHBA udhëhiqet nga republikanët, ka bërë një lojë të dyfishtë, edhe në dëm të Partisë demokratike shqiptare.
    Edhe unë si shumë shqiptarë të tjerë me bindje të djathta, në fillim e pashë me dyshim vendimin e paprecedentë të opozitës, por kur pashë se pas këtij vendimi, u zhvilluan protesta të fuqishme e me një pjesmarje shumë të madhe kundër qeverisë Rama, pra ky vendim u mbështet jo vetëm nga militantë të opozitës, por edhe nga socialistë të thjeshtë, atëhere ndryshova mendimin por në kahje të kundër me z.Mediu.
    Dëgjoj që komentatorë e analistë mbështetës të hapur e të kamufluar të politikave të Ramës, duke parë që këto protesta nuk e rrëzuan ate nga pushteti, po përhapin në publik mashtrimin se “opozita i bëri varrin vetes”.
    Nëse do të ishte kaq lehtë që të rrëzohej një diktator, Shqipëria nuk do të kishte duruar për 40 vite diktatorin Enver Hoxha..
    Janë protestat e fuqishme të qytetarëve në mbështetje të qëndrimit të opozitës, që do të rrëzojnë një qeveri të korruptuar si ajo e Ramës e jo vetëm liderët e partive opozitare, prandaj qëndrimi diversionist i mediave apo politikanëve jo të sinqertë, me kësisoj deklarimesh publike, veç ja zgjatin jetën kësaj qeverisje tërësisht të diskretituar por nuk do të mund ta shpëtojnë këtë qeveri.

  6. Hahaha,mendimi me i pjekur ishte ai i Berisges thote Mediu,po pse nuk e thua o i shkrete qe vendimi nga Berisha u mor,pasi ai mendoi variantin e pare qe do merrte rezultate te menjehershme dhe kujtoi se populli do ngrihej ne revolucionin imagjinar qe ndodhi vetem ne trurin e tij,mirepo tani qe e pane qe Rames i rrujten lesht,me nderkombetaret u prishen,nuk kane me asnje lloj pushteti,madje as drejtor komunaleje nuk kane,po mundohen te gjejne justifikime per tu kthyer ne sistem me bishtin nder shale,te dhjere por krenare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu