• |
ide | kryesore

Mourinho zbulon të fshehtën: “Messi më bëri një trajner më të mirë”

Sport



Nuk ka pasur asnjëherë një marrdhënie të mirë mes Jose Mourinho e Lionel Messi. Rivaliteti mes Real Madrid e Barcellona por edhe faktin që në skuadër portugezi kishte një yll si Cristiano Ronaldo i ndanë gjërat shumë më thellë se cduhej. Por kjo vetëm në aparencë, sepse nga sa zbulon vetë Special One, vlerësimi ka qenë në nivele të larta.

Në një intervistë për agjensinë spanjolle të lajmeve EFE, tekniku José Mourinho ka folur për raportin me Lionel Messi e për faktin se sa i rëndësishëm ka qenë Pleshti për karrierën e tij: “Messi ka kontribuuar për të më bërë një trajner më të mirë – ka thënë portugezi -. Besoj se isha në gjendje të kaloja vetveten, është pjesë e natyrës sime. Zakonisht them se i detyrohem shumë lojtarëve që kam patur në dispozicion, e se kundërshtarët më kanë hapur probleme. Messi nuk ka qenë kurrë një lojtar i imi, pòr ka qenë vendimtar në rritjen time si trajner, sepse më është dashur të organizoj skuadrën time, në mënyrë që të bllokoja talentin e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *