• |
ide | kryesore

“Neymar? Jo, faleminderit. Më mirë Mbappé”: Barcellona ndryshon objektiv

Sport



E gjithë vera ishte peng e telenovelës Neymar dhe kthimit të munguar të tij tek Barcellona. Por pavarësisht kësaj, apo edhe se i atij vetëm pak ditë më parë pranoi se tratativa me klubin blaugrana nuk ka përfunduar, duket se katalanasit kanë ndryshuar objektiv. Mundësia e kthimit të Neymar kishte përçarë drejtuesit katalanas, me disa prej tyre që, sipas Mundo Deportivo, kishin kërcënuar se do të jepnin dorëheqjen. Interesimi për lojtarin francez, ndërkohë, i vendos të gjithë dakord.

Objektivi numër një mund të bëhet Kylian Mbappé. Më i ri se braziliani, më i përshtatshëm për rolin e qendrës për pas Suarez e ende me shenja rritje të jashtëzakonshme: gjithcka shkon në favor të kandidaturës së francezit kampion bote. Kthimi i djalit plangprishës, që u përfol një verë të tërë, rezltoi i pamundur me PSG që nxorri jo pak pengesa. Braziliani mbeti në Paris, duke lënë në Barcelonë vetëm debate e përplasje të brendshme.

Për këtë motiv emri i Mbappé duket si zgjidhja më e mirë. Natyrisht nëse për të kthyer në shtëpi brazilianin ishte një mision i pamundur, e njëjta gjë vlen edhe për francezin. Kontrata e tij skadon në 2022, pikërisht si ajo e Neymar dhe vështirë të besosh se Psg do ta lërë të lirë përpara asaj date. Idea i pëlqen Barcellona dhe tani klubi ka gjithë kohën e duhur për të gjetur një përgjigje ndaj dyshimit hamletian: më mirë Neymar apo Mbappé?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *