• |
ide | kryesore

“Nuk flas më me ty…” edhe mamja e Sarrit e tërbuar, që tekniku zgjodhi Juventusin

Sport



Maurizio Sarri nuk ka “tradhëtuar” vetëm tifozët e Napolit kur zgjodhi të bëhej trajner i Juventus. Sic duket, edhe e ëma nuk e ka marrë shumë mirë lajmin, si ka zbuluar Aurelio Virgili, djali i një ish-futbollisti të Fiorentinës e mik i teknikut aktual të bardhezinjve. “Miqësi në dyshim për besimin në futboll? Jo, nuk doja të ndërhyja, edhe sepse mamaja e Maurizios, kur mësoi që kishte firmosur për Juventus, i tha ‘nuk flas më me ty’…”.

Jo vetëm kaq në fakt. Virgili, në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport, ka zbuluar edhe emrin e skuadrës me të cilën trajneri është tifoz: “Si do ti përjetojë ndeshjet Sarri? Do të bëjë punën e tij si kundërshtar për 90 minuta pastaj do të bëhet përsëri tifoz i Fiorentinës. Kur nuk arrin të shohë ndeshjen më pyet gjithnjë ‘Si u luajt’? Një herë më tha se në fund të karrierës do të vijë këtu të stërvisë falas”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *