• |
ide | kryesore

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, Marcelino: “U shkarkova sepse fitova Kupën e Mbretit”

Sport



Lamtumira e tij nga Valencia ka bërë shumë zhurmë e tre ditë pas shkarkimit, Marcelino shpjegon motivin. “Jam i befasuar, nuk e prisja – sqaroi tekniku i emocionuar – Jam shumë i sigurtë se faktori që e shkaktoi ishte Kupa e Mbretit. Gjatë sezonit morëm mesazhe direkte e nëpërmjet personave të tjerë që na thoshim të mos e fitonim atë trofe. Fitorja ishte motivi që shkaktoi gjithë këtë”.

Pasi e drejtoi Valencia në Champions League e fitoi kupën në Spanjë (nuk ndodhte prej 11 vjetësh), shkarkimi erdhi si rrufe në qiell të hapur. “Nuk do e kisha menduar kurrë se do fitoja shkarkimin – shtoi ai -. Kur ma komunikuan nuk e besoja. Në 19 korrik, presidenti më tha se kishte besim të plotë në punën time. Pas kësaj deklarate, si mund të mendoja se do shkarkohesha në 10 shtator?”.

Një histori që të ngjashme mund të gjesh në Shqipëri, kur pasi fitoi Kupën e Shqipërisë, Ernest Gjoka, u shkarkua nga Kukësi se u eleminua nga Debrecen në Europa League. I njëjti fat, në të njëjtin klub, i njëjti trajner, e pati edhe dy vjet më parë, kur u shkarkua pasi u shpall kampion për herë të parë në historinë e klubit, por u eleminua në raundin e parë të Champions. Natyrisht Marcelino, ndoshta nuk duhej të fitonte, por pika e përbashkët është: fito dhe largohu…

Marcelino zbuloi edhe bisedën me presidentin Lim: “Gjatë turneut në Singapor, këtë verë, Lim më ka përgëzuar se morëm kualifikimin në Champions e jo për fitoren në Kupën e Mbretit. Mund ta kuptoni habinë time. Cështja është se klubi e konsideronte Kupën pak të rëndësishme, gati pengesë për arritjen e Champions”.

Ish-trajneri nuk e fsheh zhgënjimin: “Nuk e besoj dot, jam i zhgënjyer. Rezultatet nuk hyjnë fare, objektivat janë arritur të gjithë. E konsideroj veten fitues, nëse shkoj në dhomat e zhveshjes e ti them lojtarëve se një kompeticion nuk na intereson, atëherë cfarë mendimi do të kenë ata për mua?”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *