• |
ide | kryesore

Përse Kylie nuk e ftoi në ditëlindje mamanë e saj, Kriss Jenner

Paparazzi, Slider



Edhe pse Kris dhe Kylie i përkasin një prej familjeve më të famshme në botë, ato nuk janë imune ndaj problemeve të zakonshme nënë-vajzë. Kthehemi pak në ditëlindjen e Kylie-t në gusht, ku ylli 22-vjeçar mori me qira një super jaht 250 milion dollarë në madhësinë e një fushe futbolli, për të festuar me miqtë dhe familjen përreth Mesdheut. Mirëpo, Kris nuk ishte pjesë e të ftuarve.

Kris madje ka insistuar të shkonte, pasi kjo ishte hera e parë që Kylie pushonte në Evropë.

“Ajo ka qenë në Evropë vetëm për punë, një ose dy ditë. Mirëpo, asnjëherë për pushime. Ti ke nevojë për mua edhe në ditëlindjen tënde”,-mësohet t’i ketë thënë Kris-Kylie-t, siç raporton Hollywood Life.

Kris e ka “fituar” me luftë ftesën për në ditëlindjen e të bijës dhe e ka bindur Kylie-n ta marrë edhe atë me vete. Me siguri vajzat e kuptojnë këtë situatë që ndodh shpesh me mamin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *