• |
ide | kryesore

Pro dhe kundër/ A ka nisur një marrëveshje Rama – Basha?

Kryesore



Ditët e fundit po gëlojnë ngado zërat për një marrëveshje të dytë të fshehtë mes Ramës dhe Bashës. Për të flasin demokratët, asaj i tremben aleatët e tjerë opozitarë që deri më tani i kanë qëndruar besnikë PD, atë e komentojnë kundërshtarë të Bashës në të djathtë dhe armiq të tij të betuar.

Deri më tani kreu i PD i ka mohuar këto zëra me insistim. Por megjithatë komentet nuk kanë pushuar.

Agron Gjekmarkaj një mbështetës konstant i kauzave opozitare e pranon ekzistencën e këtyre fjalëve të përhapura: “Bashkë me gjethet që këputen nga pemët ashtu në tavolinat e Tiranes dhe ekranet e saj bien brram me krye përtokë çdo ditë e natë teori konspiracioni mbi një marrëveshje Rama-Basha” – shkruan ai në Panorama.

“Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë” – pranon Besnik Mustafaj në News 24. Në një editorial këtë të enjte Mero Baze fliste për presionin që Bashës po i bëhet nga aleatët e tij të vegjël për të hequr kushtin se nuk ulet në tryezë me Ramën si kryeministër.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Rudina Hajdari theksoi se marrëveshja që mund të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërsa Pandeli Majko u mundua ta qetësonte se edhe sikur kjo të ndodhte, askush nuk do ta anashkalonte opozitën e re.

Pra, në një farë mënyre apo në një tjetër të gjithë po flasin për mundësinë e një pakti të ri. Po sa gjasa ka që ai të ndodhë vërtet? Kush humb dhe kush fiton prej tij? Cilat duhet të jenë temat dhe objektivat?

“Marrëveshja ka për tu bërë mund të ndodhë në fillim të vitit që vjen. Rama do e sfilitë Bashën sepse ai nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me Bashën. Rama do e ofrojë marrëveshjen kur Basha të jetë i dobët. Kjo tavolinë do të jetë fundi i Bashës”, – theksoi Rudina Hajdari.

Më skeptik është treguar Besnik Mustafaj: “Ne duhet të gjykojmë me fakte. PD, doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e parë, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh të Bashës ndaj Ramës” – ka këmbëngulur ai.

Edhe për Mero Bazen, i cili mbron tezën se Bashës po i bëhet presion nga aleatët për të shkuar drejt një zgjidhjeje, kjo duket e pamundur: Lulzim Basha ka çfarë humbet.

“Ulja në tryezë me Edi Ramën tani mund ta shkarkojë atë nga detyra e kryetarit të partisë, pasi është një kapitullim pa kushte i rrugës thellësisht të gabuar që ai ndoqi për nxjerrjen e PD nga sistemi. Dhe përderisa ky vendim nuk ishte i tij, por i Sali Berishës, ai nuk mund të ulet në tryezë, pa e marrë këtë vendim Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka ndërmend ta hedhë atë hap, pasi ka parimin që Basha e di vetë se çfarë duhet të bëjë. Ndaj gjithë ky presion ndaj Bashës është ose përpjekje për ta ndarë atë nga Berisha…” – shkruan ai.

Kundër një marrëveshjeje të shpejtë, por nga një këndvështrim diametralisht i ndryshëm është edhe Agron Gjekmarkaj: “Nguti për marrëveshje pa parime rrezon moralitetin e një lëvizjeje që e riktheu në jetë opozitën! Nëse ajo bëhet, duhet me garanci ndërkombëtare dhe mbi të gjitha në dritën e diellit e jo në atë të zbehtën e hënës!! Se pastaj refreni të gjithë janë njësoj do dëgjohet pa pushim! Opozita le t’u provojë shqiptarëve si ka bërë nga shkurti e këtej se nuk ka ngut për të rimarrë karriget personale! Po ashtu që Edi Rama mund të rrëzohet edhe pa marrëveshje e mbi të gjitha ajo po transformon vetveten që Rilindja të mos rilindë më! Përndryshe gjithçka është një iluzion, të cilin do ta veshë Edi Rama si kalorës që kalëron në shkretëtirë” – ka shkruar ai në Panorama.

Por, të gjithë këtë debat që gëlon prej ditësh është munduar ta shuajë vetë kreu i opozitës. Për aq sa mund të besohet Lulzim Bashës ai e ka cilësuar këtë si një tymnajë të propagandistëve të Rilindjes që duan të fshehin krimet dhe vjedhjet e tyre: “Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen” – ka qenë prononcimi i tij për këtë temë. Pra po të merren të mirëqena këto fjalë Basha i përmbahet dy sloganeve: “Nuk ka pakt me Ramën” dhe “Nuk hyhet në zgjedhje me Ramën kryeministër”. 

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Basha do ulet si Çeçua ne bisedime me Ramen se nuk ka rruge tjeter,jemi ne demokraci dhe ne demokraci gjerat zgjidhen me dialog e jo me revolucion,rrugen ekstremiste Basha e provoi dhe deshtoi,keshtuqe tani ka dy rruge ose te ulet ne dialog me Ramen,ose te eleminoi perfundimisht PDne nga jeta politike…

    1. More sa bukur e paske kuptuar “demokracinë” zotrote !
      Nuk mund të ketë asnjë vend demokratik në botë ku votat blihen apo sigurohen me para apo kobure të grupeve të mafies së trafiqeve të ndyra kriminale..
      Së dyti, . demokracinë mund ta vendosë vetëm një shtet ligjor me drejtësi të pamvarur nga politika.
      Së treti, nuk ka asnjë vend në botë që për dy vjet të mos ketë asnjë Gjykatë Kushtetuese apo Gjykatë të lartë të cilat e kanë të drejtën që të ndëshkojnë edhe qeveritarët e shtetarët e lartë nëse bëjnë shkelje të ligjeve e të Kushtetutës.
      Së katërti. Më thuaj se në cilin vend të Europës mund të gjesh si kryeministër një piktor nediokër që nuk e ka idenë e ekonomisë ?
      Së pesti. Më thuaj se në cilin vend europian mund të gjesh si kryetar parlamenti një ish ministër të mbrendshëm të një diktaturë moniste kriminale ?

      1. Ti i zgjuari qe e kuptoke me mire demokracine a sme thua kush ishte ne pushtet kur vidheshin votat dhe nderroheshin kutite sipas qefit,pra fajtori kryesor i kesaj katrahure nuk eshte qeveria e sotme,por eshte Sali Ram Berisha i Viçidolit,i cili ne vend te demokracise instaloi shkerdhatokracine ku ligjin e bente i forti me teseren e PDse,edhe qe nuk kemi gjykate kushtetuese pasojat e Berishoviçit jane,pasi ai vuri gjykates pa shkolle me dy muaj kurs ne plepa ne Durres me qellim qe ti sherbenin atij dhe familjes se tij,pra kanceri i Shqiperise eshte plaku Mere dhe po nuk vdiq ai Shqiperia nuk gjen qetesi se Luli nuk ka bythe ti thote jo babes se vet Berishe…

    2. pa ndjeshmeri ,,/ nuk ka formim ,,,/pa formim ,,,/ nuk ka logjik ,,,/ky eshte mjalti qe I duhet njeriut ,ndjeshmeria ,per moralin edukaten qe ky edukim fillon ne barkun e nenes shkencerisht ne javen e 7 te shtatzanis ,ku femia bashkevepron me mendimet dhe veprimet e semes e ema keshillohet per mendime fjale dhe vepra te mira ,ne kete faze cifti duhet ti kontribojne edukimit te femijes,,pjesa e dute fillon qe kur lind bashke me shkollen ,aftesit e jetes vazhdon te mesojne emrat e cdo sendin me kuptimet e tyre fuqisohet imuniteti,dhe vazhdon me diturin e gjere mbi te cilen funksionon logjika,e shendoshte qe nuk ka humbje vetem sukses,ky eshte sensi formimit njerzore per te cilin krijuesi gjithesise ,dergoj ullzim ,qe njeriu te edukohet linde rritet dhe vdese si njeri ne natyralitetin e tije me edukat moral te mire I dobishem per veten familjen shoqerin krijesat ,tek keto breza dalin njerez te mellenj dietare shkencetare ,njerez te mire ,te dobishem per shoqerin njerzore,neve jemi shum larg ,keti suksesi malleshtore ,por krejt afer nese I bejme sherbimin ,e kush ju ndalon ju o popull te lexoni kurane dhe synet e kush ju ndalon te mesoni dhe zbatoni fjalen e zotit,kush ju ndalon ju cifteve te reja te edukoni femijet qe ne barkun e nenes me lexim kurani nena me fjale dhe vepra te mira duke ja lehtesuar punen burri gruas dhe mbajtur ,jasht problemeve streseve depresionit qe femija te dale pa strese depression por ndjeshmeri ,vetem per gjitha te mirat si trashgimi ,me edukat moral te mire qe neser ne jete keto ndjenja te moralit te mire ti fuqizojne me njohuri hyjnore ,dhe behet I dobishem ,e kush ju ndalon o popull te respektoni prinderit familjen njeritjetrin tu beni mire te afermve ,te mbani lillje me farefisin ,te ndihmoni te varferin jetimin ,te vobektin ato qe u jan keputur fijet e jetes,te mbroni te drejtat tuaja te mos grabisni te drejtat e tjetrit te largoheni nga imoraliteti te mos ju beni padrejtesi prinderve grave femijeve ti shkolloni kujdeseni per formimit rti martoni me gra te vlefeshme,po keta jan problemet tuaja dhe zgjilljet nuk ju vin ndryshe vetem se me ndjeshmeri pregatitje ne formim ,aftesim po kush ju ndalon o popull te adhuroni zotin tuaj bini shehadet falini namazin ndani zekatin agjeroni shkoni ne harxh kryeni pune dhe vepra te mira,,kush eshte shteti dhe populli ,shteti eshte nje grup njerezish dhe populli shumica, cilet do qofshin ai grup ,populli duhet te reflektojne veten ,shteti nuk vjen ti thojne kujt respekto prindin ,por nese lind krimi kunder prindit vjen te kap dhe ndeshkon,shteti nuk I thot askujt per dobin dhe zgjilljet e tije shteti ka pozicion ligji si normalizim dhe ecuri kete duhet ta kuptojme te gjith,pastaj shteti I mir ose I keq varet tek populli dobit ose demi qe vjen perseri varet tek populli,nese populli eshte I zgjuar edukuar dhe I afte,edhe pse ne shtet vin ulleheqes mizor populli I thot stop un nuk pranoj te marr pronen e tjetrit ate qe sme takon ,pastaj edhe nese qellimi shtetit eshte I mbrapesht qe 90 perqind te prones kolektive ta grabisin vet dhe 10perqind te lere popullin ta grabise per tia len popullit si veprim ne sy te tjereve,populli I ve me shpatulla pas muri duke I thene stop ,por duke I shkuar pas padrejtesis pranuar perhapur mbrojtur dhe pajtuar me te,padrejtesia ne zhvillimin e vet I zhvesh gjith nga te drejtat,duke I roberuar,per shkak se qendron interesi,dhe konkurenca qe gjithnje nxjerr ne skene te fuqishem te cilet shkallmojne te dobtit,cdo mendim fjal apo ide ka kohen e vet e kur I kalon rralla behet problem kosto qe e paguajn te gjith,edukimi qe ne barkun e nenes [ndjeshmeria] nuk e mori atje ,ai brez ka shkuar konga lindja me mbarimin e shkolles se mori ne kohe ,dalin breza pa vlere pavarsisht se njeriu meson perms kohes ne kohen e duhur ,dhe nga vet koha faktet ,ne kohen e duhur ka sukses disafish pa humbje por nga zhvillimet e kohes e ka me humbje mbasi ka pesuar shum ,sot kombi yne po bindemi nga faktet pas nje bindje nga zhvillimet ekstreme,me humbje dhe kosto sot me ligje jemi mbreter ne token ton por nga standarti dyt veprime ndollemi me keq se skllever ,se e keqa na ka vene lakun ne fyt,dhe kemi trysni ndikuese interesi te shumfishta qe na kan bllokuar gjallerin e jetes,jemi shum larg dhe krejt afer nese ne I bejme sherbimin te mires ne unitet mendimi dhe veprimi ,kthimin nga I malli zot ,librit tije mendimeve fjaleve dhe veprave te mira ,sipas ullzimit tije adhurimin e tije ,nese te gjith mbeshtetemi tek zoti dhe veprojme sipas ullzimit tije do shihni se menjehere sejcili prej nesh do beje pjese ne nje nga 4 grupet njerzore qe mbajne vendin pa u shkatrru ,1 dietaret 2 ullheqesit e drejte 3 lutjet e besimtareve 4 guximtaret,[per mendime fjale dhe vepra te mira,ky eshte krijim percaktim organizim I persosur I zotit,krijuesit gjithesise ,qe tregon se mbi siperfaqen e tokes asnje krijese ,me asgje nuk ka efektin qartesues gjallerues zgjilles shpresdhenes sigurues paqesijelles te vleres virtytit shpetimit ,sa e ka krijuesi gjithesise me krijimin dhe ullzimin e tije,si vula gjitha zgjilljeve,deshmoj se ska zot vec z otit nje muhamedi esht I derguari tije dhe nuk ka njeri te drejte mbi siperfaqen e tokes ndryshe vetem me mbeshtetjen ne zot,ullzimin e tije dhe nuk ka funksion dhe dobi ne asnje fushe te jetes ndryshe vecse sipas ligjeve dhe percaktimit tije,,zoti na krijoj gjitheve nga I njejti system krijimi dhe funksioni njerez te gjith duam te miren drejten hakun per vete paqen vlerat virtytin ,dhe urrejme padrejtesin po te na behet,,por duke I bere padrejtesi tjetrit mendojme se po i bejme dobi vetes ,jo sepse padrejtesia ka ndeshkim dhe ndeshkimin humbjen ndergjegja sna pranon ,,ketu mungon mesazhi bindjes per te keqen domosdoshmeri n e te drejtes dhe kundershtimit te keqes ne unitet,mendimi dhe veprimi njekohesisht leximi I ullzim it zotit per te kuptuar diturin e gjere dhe pergjegjsit e jetes,kemi nevoje qe te gjith te angazhohemi ne mendime fjale dhe vepra te mira secili sipas mundesise dhe pozicionit qe ne total te dalin domosdoshmerit ajo qe ne fakt deshirojme zgjilljet , ky eshte mendimi im personal rreth te kaluares ,tashmes dhe ardhmes kemi nevoj pajtimi te brendeshem normaliteti dhe ecurie qe nuk na vin ndryshe vetem se me drejtesi hak ulleheqes te drejte mbe burim ullzimin e drejte qe vin nga vlerat por qe nuk konfirmohen pa angazhim total ne mendime fjal dhe vepra te mira sipas ullzimit zotit vetem keshtu na vin gjith cfar ne kerkojme si popull dhe si komburoj mirkuptim dhe zgjillje te dobishme suksese per gjith duk e ju kujtuar burimet e tije

  2. Vetem nqs je nje idiot mund te ulesh me Bashen,s’ka asnje vlere pervec se peshon 87kg.Nuk duhet per asgje,as ne hale nuk do te shkoja per kete lesh dhije.

  3. Mendoj se Basha nuk po ben marreveshje me KM, jo thjesht per skrupull, por se demokratet nuk do ia pranonin dhe do humbiiste me keq se ne 2017-en. Natyrisht qe mund te ulet ne marreveshje me Ramen sepse kete ia kerkon me shume se kushdo situata ne vend dhe nderkombetaret, por nese ajo behet njesoj si marreveshja e 17 majit, pra e fshehte, veshtire se Basha mund te mbijetoje ne poltike.. Ne fakt e mira do ishte qe e gjithe kjo klase politike te zhdukej nga drejtimi i vendit, ama edhe brezi i ri i politikaneve nuk eshte se premton shume. Mjafton te shohesh transformimin e mjaftisteve per te kuptuar se cili eshte brezi i ardhshem qe do marre ne dore frenat e vendit

  4. Me kushtet idiote qe vuri basha, nuk ka me levizje per te ber. I ka diegur te gjitha letrat. Edhe nje idiot e di, qe gjithmon duhet len nje rruge ne fund te lojes.
    Tani te vej si i dhjer e te ulet me ramiun.
    E te talli trapin si gjithmon rama me palloshin.

  5. A thu ka ende njerez qe bien seriozisht per lojrat tashme bajate te makiavelit te vetshpallur? Imagjinojeni drogaxhiun duke u zgerdhir mes yes-menesh per keto intriga gjimnazi qe thur. Marreveshje te tille nuk ka per te pasur. Cdokush eshte e vetedijshem qe te mos ndermarre asnje hap qe mund te faktorizoje perseri kete krijese te peshtire.

  6. Edhe kete here si gjithnje,mafia politiko-kriminale shqiptare e drejtuar nga edvin rama leshon tymuese,i fryn bashkpunetoreve politiko-mediatik qe me perunjesi deri ne neveri perhapin ide e bejne thashetheme me prapavije tmerrsisht negative dhe monstruoze ne kurriz te Partise Demokratike dhe Demokracise ne Shqiperi!Asnjehere nuk do te ndodhe me !!!Kurre nuk mund te ndodhe dhejane vetem fake news nga zyra e dszinformimit te edvin rames !Media ne sherbim te mafies e artikulon me aq force saqe thua u takuan dhe vendosen aty ne studiot e tyre te ndyra !Politikane te piste gjasme opozitare qe votojne e gajasen me t’folmen e drogaxhiut kryeminister,gjithe te enjten nga mengjesi ne paloparlamentin e turpit e deri ne studiot perverse te eni vasilit,trumbetuan me te madhe se ka/do te kete nje marrveshje!Zero!Harrojeni qe do te kete monstra gjakprishura qe shisni dinjitetin dhe integritetin si gje pa piken e problemit !Ka vjedhur,po vidhni me te, e po beni plaçke te madhe te cilen nuk do ta gezoni kurre,funderrina!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *