• |
ide | kryesore

Vijon operacioni “LIMIT”, shkon në 58-të numri i të arrestuarve (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ka arritur në 58 numri i të arrestuarëve, pjesëtarë të 4 grupeve kriminale në fushën e narkotikëvee, që akuzohen për ezaurimin e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve “, kryer në bashkëpunim. Në pranga ra një 65-vjeçar nga qyteti i Korçës, shtetasi me inicialet H.S, i cili akuzohet për veprat “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ditën e djeshme, Policia njoftoi shpërbërjen e këtyre grupeve dhe shpalljen në kërkim të 7 personave, në kuadër të operacionit policor të koduar “LIMIT”.

Në një deklaratë për media, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.

Mësohet se këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, që vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit në Shqipëri dhe në Greqi, këtyre grupeve iu është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “LIMIT”

Shkon në 58 numri i të ndaluarve dhe vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit “LIMIT”.

Operacioni u finalizua pas një hetimi 3-vjeçar, për goditjen e veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve që ushtronin veprimtarinë në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.

Operacioni nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë Greke dhe me koordinimin e SELEC-ut.

Në vijim të operacionit “LIMIT”, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate, 2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.

Ndërsa gjatë operacionit “LIMIT” të zhvilluar në Shqipëri, u arrestuan 23 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u kap mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në këkrim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre grupeve të strukturuara kriminale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=KTfC4I4ssXE&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *