• |
ide | kryesore

Lezhë/ Makina përplas këmbësorin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje në Lezhë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Barbulloj e re, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Paraprakisht, mësohet se në momentin e përplasjes këmbësori ka qenë duke ecur në anë të rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia gjendet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *