• |
ide | kryesore

Çmenduri për të mbajtur Eriksen: Tottenham tremb Real e Juventus me dyfishimin e pagës së danezit

Sport



Gjuetia për Christian Eriksen ka filluar. Mesfushori danez dukej në rrugën e daljes nga Tottenham që këtë verë, por në fund vendosi të qendrojë në Londër me klubin që i ka rezistuar ofertave që vinin sidomos nga Real Madrid, duke kërkuar 120 milionë pavarësisht kontratës në skadencë në 2020.

Në vijën e parë për një nga lojtarët më të mirë të Premier League është pozicionuar tashmë Juventus, ekspert i parametrave zero të luksit (Llorente, Pogba, Coman, Ramsey e Rabiot). Bardhezinjtë duhet të nxitojnë në fakt të gjejnë një akord me Eriksen, përpara se agjentët e danezit të rrisin shumë pretendimet. Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, Tottenham i ka propozuar danezit një kontratë prej 10 milionë euro në sezon, më shumë se dyfishi i pagës aktuale prej 4,5. Spurs e kanë të qartë se mund ta humbasin mesfushorin e talentuar me parametër zero dhe po lëvizin në ekstrem, për të bllokuar cdo tentativë financiare të Real apo Juventus.

E megjithatë, në Spanjë janë të bindur që mesfushori do të transferohet tek Real Madrid, edhe pse merengues po vlerësojnë edhe alternativat Kanté e Pogba, lojtarë me karakteristika të ndryshme nga Eriksen por, në ndryshim nga ylli i Spurs, kanë një vlerë kartoni të lartë. Danezi pavarësisht situatës mbetet një pikë fikse e Tottenham: ka luajtur titullar dy ndeshje në katër në Premier, duke shënuar në derbin me Arsenal para pauzës për kombëtaret.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *