• |
ide | kryesore

Derbin e ‘zerove’ e fiton Luftëtari: dy gola të Filit dorëzojnë Sadedinin

Sport



Luftëtari fiton derbin e fundit të renditjes, atë të skuadrëve me zero pikë pas tre javëve të para, përballë Flamurtarit. Në Gjirokastër u përballën dy skuadra me probleme, që e reflektuan këtë edhe në fushë, me një 2-1 që më tepër ka imazhin e Realdo Filit se një suksesi skuadre, duke bërë që Dritan Sadedini të ngrejë duart i dorëzuar: “Nuk kam çfarë ndryshoj te kjo skuadër. Pak a shumë këta janë lojtarët. Do të mundohemi të marrim maksimumin. Goli i dytë që pësuam ishte katastrofë. Presim të vijnë lojtarë të rinj”, u shpreh Sadedini.

Rezistenca vlonjate zgjati një pjesë lojë, sepse 7 minuta pas rifillimit
Fili gjeti golin që zhbllokoi ndeshjen me një 11 metërsh që Deliaj mund tia kishte evituar të tijve. Goli nuk është se i dha siguri bluezinjve, që u befasuan në minutën e 72 nga Vatnikaj, që mposhti Paiteris me kokë.

E pikërisht kur gjithcka shkonte drejt ndarjes së pikëve, Fili fiksoi rezultatin 2-1, duke i dhënë tre pikët e para Luftëtarit. Një gol katastrofik si e konsideroi tekniku i Flamurtarit, me skuadrën në krizë të plotë, në vendin e fundit me 0 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *