• |
ide | kryesore

Drama e Michael Owen: “Im bir është klinikisht i verbër”

Sport



Nuk do të ketë një Owen të ri në skenën e Premier League. Ish-Topi i Artë, Michael, në fakt ka zbuluar dramën që po përjeton i biri James, 13 vjec, i goditur nga një sëmundje e rallë në sy. Klinikisht Owen i vogël është deklaruar “i verbër”, por sindroma e Stargardt, një degjenerim i retinës, nuk i ka hequr plotësisht shikimin: “Nuk arrin ta shohë topin deri sa arrin një metër larg tij. Natyrisht nuk mund të luajë futboll”.

“Nuk do të bëhet kurrë një futbollist – ka rrëfyer Michael Owen për The Times -. Nuk e kam thënë kurrë, nuk doja e nuk dua tituj në media. Shkoja e shihja kur ishte i vogël dhe i korigjoja pozicionimin. Pastaj kur isha jashtë fushës duke e ndjekur dëgjoja njerëzit që thoshin ‘Nuk është i zoti si i ati'”. E vetëm pas kësaj u zbulua kjo sëmundje e rrallë në sy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *