• |
ide | kryesore

Dy javë pas uraganit “Dorian”, një tjetër stuhi e fuqishme pritet të godasë ishujt Bahamas

Planet



Një tjetër stuhi po kërcënon Bahamasin vetëm dy javë pasi Uragani Dorian shkatërroi një pjesë të ishujve.

Sipas “BBC“, një tjetër stuhi tropikale e quajtur Humberto, aktualisht po lëviz drejt veri-perëndimit drejt ishullit të Madh Abaco, një nga ishujt e goditur më keq nga uragani Dorian.

Rreth 1.300 njerëz janë zhdukur në Bahamas pas uraganit, ndërsa rreth 15,000 të tjerë kanë nevojë për strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor.

Stuhia pritet që të largohet nga veriperëndimi i Bahamasit më vonë gjatë ditës së shtunë dhe më pas të zhvendoset drejt brigjeve lindore të Floridës dhe në fillimin e javës së ardhshme të kalojë përmes Oqeanit Atlantik, njoftoi Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara.

Stuhia Humberto ka erëra që mund të arrijnë deri në 65 kilometra në orë. Kjo stuhi pritet të shndërrohet në uragan të dielën, tha Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së.

Ishujt Bahamas më herët gjatë këtij muaji u goditën nga uragani i kategorisë së pestë, Dorian.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis ka thënë se 50 persona kanë vdekur nga uragani Dorian, duke shtuar se ky numër pritet të rritet.



1 Comment

  1. per gjitha problemet ne mezin njerzore ,actor eshte vet njeriu qe po I ben padrejtesi vetes, me shvillim te pakontrolluar duke kaluar raportet e mases,gje qe con ne uljen e imunitetit te krijesave dhe daljen ne pah te problematikave ,,por aspak gjinin njerzore nje dite nuk duhet ta cudise fakti ,qe uraganet termetet ,problemet luftrat shkatrrimi vin nganjehere dhe nga teknologjia njerzore,e qellimeshme per te demtuar palet njera tjetren ,ashtu sic u arrit ta bejne te bjere shi ne forme te lokalizuar kur te duan ,asht sic bene armet e shkatrrimit ne mase ,dhe sostifikimin e taktikave transportuese per ta pasur sa me te sigurt ashtu sic jan armet biologjike rrezatimet ,armet elektromajetike, tteleportimi elektromajetik ,edhe ky mbetet nje studim ne vazhdim,qe ende nuk dihet se deri ku kan shkuar dhe qellimi I teleportimit,1 mjete armatime ,apo dukuri ,sic eshte uragani ,krijimi I kushteve te padukeshme qe e bejne ralitet shkatrrues,sipas informacioneve shkencore kina ka pasur studimin e teleportimit si project ,tashme gjitheve kur nje fenomen ndoll ne te njejtin vend ,duke ditur qe konkurenca teknologjia po I pergjigjet ideve ,ateher kureshtja ,mospajtimi dhe mostolerimi do ti nxis gjith banoret e tokes te mblellin fakte te zbulojne ,dhe nxjerrin ne shesh me fakte qellimet dashakeqe ,politikat e padrejta ,dhe gjithcka qe na shqetson ,qe ne planetin tone shtepin e perbashket,te pranojme dhe mesohemi te gjith qe urrejtjen ta kthejme ne dashuri luften ne paqe dhe problemet ne zgjillje te behemi ndihmes dhe plotesues ne dobi ,diturin urtesin teknologjin ta kerkojme dhe veprojme ne dobin njerzore jo demin njerzore ndaj kujdo qofte respect per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *