• |
ide | kryesore

Fiorentina copëton Juventus para Champions: 0-0 dhe dy dëmtime të rënda për bardhezinjtë

Sport

Juventus del nga Artemio Franchi me një pikë dhe infermerinë plot. E para në pankinën e kampionëve të Italisë në Serie A për Maurizio Sarri nuk ka qenë pozitive. Fiorentina i rrëmben barazimin, duke e vënë në vështirësi të madhe skuadrën juventine, që duhet të nisë të shqetësohet, jo vetëm lëshimin në javën e tretë të kampionatit, por edhe debutimin në Champions, ku shqetëson shumë gjendja e Douglas Costa e Miralem Pjanic

Dy futbollistët janë detyruar të dalin nga fusha e lojës gjatë pjesës së parë të sfidës me Fiorentinën. Për të dy, parashikimi është dëmtim muskular: braziliani është zëvendësuar nga Bernardeschi pas vetëm 8 minutash lojë, i bllokuar në kofshën e djathtë. Për boshnjakun, një lodhje muskulare e pulpës, që e detyroi të braktisë fushën në të 44′, i zëvendësuar nga Bentancur.

Ende të paqarta kohët e rikuperimit, me dy lojtarët që do ti nënshtrohen kontrolleve mjekësore në orët e ardhshme. Një goditje e rëndë për bardhezinjtë që rrezikojnë të mos i kenë dy lojtarët e rëndësishëm për sfidën e Champions League në Madrid kundër kundër Atleticos të merkurën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu