• |
ide | kryesore

Juventus me borxhe, por të ardhurat kapin gjysëm milioni: ky është efekti Ronaldo

Sport



Në vitin zero të Juventus post-Calciopoli, menjëherë para serisë së pabesueshme të tetë titujve radhazi të Serie A, Andrea Agnelli gjëmoi në mbledhjen e aksionerëve, duke zbuluar se shoqwria sapo kishte mbyllur bilancin më të keq në histori. Ishte viti 2010-11 dhe përtej deficitit prej 95 milion, kishte një qarkullim prej 172 që tregon se sa larg ishin bardhezinjtw nga elita evropiane. Sot numrat thonë se Juve vlen gjysmë miliardë euro.

Nga i njëjti dokument në të cilin dolën dy të dhëna relativisht alarmante, pra 40 milionët humbje dhe një borxh të përgjithshëm prej 464 milion, del gjithashtu, siç theksohet nga Gazzetta dello Sport, se të ardhurat bruto kapin vlerën 621 milion euro dhe kwshtu pwrfitimet janw rritur nga 411 milion në 2017/18 në 495 në 2018/19.

Dokumenti në fjalë është bilanci i kompanisë administruese Exor dhe është e qartë se të dhënat tani e vendosin Juventusin ndër më të mëdhenjtë e futbollit botëror, edhe në nivel ekonomik dhe jo vetëm në sport. Ardhja e Cristiano Ronaldos ishte një pasojë dhe shkak i këtij kapërcimi: klubi vendosi të investojë dhe po korr frytet e tij të para, me marketing të dyfishuar. Tani gjithçka që mbetet është Champions …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *