• |
ide | kryesore

Marrëdhëniet dypalëshe/ Ministri grek: Shqipëria nuk po respekton të drejtat e minoritarëve

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka përsëritur kriterin e artikuluar edhe më herët nga ish-kryeministri Alexis Tsipras, si edhe nga pasuesi i tij, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të përkrahë rrugën e integrimit të Shqipërisë, vetëm nëse respektohen të drejtat e minoritarëve.

Në një intervistë për të përditshmen greke “Ta Nea”, Dendias thekson midis të tjerave se “I konsideron përfitimet e ndërsjella të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale greko-shqiptare, duke shtuar se “megjithatë, duhet të theksoj se Shqipëria ende nuk arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të pakicës kombëtare greke”.

Një muaj më parë, Dendias i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare përshpejtimin e zbardhjes së vrasjes së Kostandin Kacifas, ekstremistit grek që mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat e RENEA-s në Bularat të Gjirokastrës.

Ngjarja:

Në prag të zhvillimit të përvitshëm të festës së Greqisë më 28 tetor 2018, të shtëna me armë tronditën zonën. Shërbimet e Policisë, të stacionuara në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës, identifikuan se personi që kishte qëlluar ishte Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj efektivë sapo pa që po afroheshin në drejtim të tij.

Policia rrethoi zonën ku përsëri Kacifas ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve që po e ndiqnin. 35-vjeçari  u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër, shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale të RENEA-s nga Tirana, që bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit, që pasi nuk iu pergjigj thirrjes për t’u dorëzuar, mbeti i vrarë  pas një shkëmbimi zjarri.



3 Comments

  1. Ke te drejte or Qirie, ne fakt duhen perdhunuar te gjithe jorgot ne bythe!
    Se kam pershtypjen se u pelqen dhe eshte e drejte e tyre

  2. Greqia eshte i vetmi vend evropjan qe nuk lejon ndertim xhemie. Sja vlen te bisedohet me ta, une do ja delegojsha mardhenjet shqiptaro greke, Turqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *