• |
ide | kryesore

Mish me salmonelë, AKU bllokon 27 ton fileto pule nga Brazili

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndaluar hyrjen e 46.2 ton të pasigurta nga Brazili në territorin shqiptar.

Gjatë kontrolleve në portin e Durrësit, inspektorët e AKU-së vendosën se dy ngarkesa me produkte importi ishin të pasigurta për konsum.

Bëhet fjalë për një ngarkesa me sasinë 27 ton fileto pule nga Brazili e importuar nga subjekti “AMG shpk”, pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore duke qenë se nga kontrolli rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike, salmonelë.

Ndërsa ngarkesa e dytë, 19.2 ton kafe kokërr e papjekur po nga Brazili e importuar nga subjekti “Neë Century Ltd”, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Kafeja kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues dhe certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, ashtu edhe siç parashikohet në ligj.

Të dyja ngarkesat janë kthyer mbrapsht në Brazil.
NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë ushtroi kontroll në 3 subjekte me aktivitet “Supermarket”, nga ku u konstatua: importim i produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit, tregtim i produkteve me afat përdorimi të kaluar, si dhe etiketim i produkteve jokonform ligjit.

Në PIK Durrës u ushtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 ton “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app) dhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” me mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikatë veterinare e palëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 9 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 5.25 milion lekë për 3 subjektet, “Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu” me destinacion asgjësimin për produktin oriz të importuar në kundërshtim me ligjin, si dhe “Kthimi në vendin e origjinës” për 46.2 ton produkte importi të vlerësuar si të pasigurta për konsum human.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *