• |
ide | kryesore

Në kërkim për mashtrim e armëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit



Dy persona të kërkuar për mashtrim dhe armëmbajtje pa leje janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Unifromat blu raportojnë se në pranga ranë:

-25-vjeçari me iniciale M. E., banues në Tiranë. Ndaj tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Mashtrim”.

– 39-vjeçari me iniciale A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *