• |
ide | kryesore

Operacioni “Limit”/ Zbardhet biseda +18 mes trafikantëve: Paska qenë lo… ai…

Lajme, Të fundit

Është zbardhur një pjesë tjetër e bisedave të zhvilluara mes aëtarëve të 4 grupeve kriminale që ushtronin veprimtarinë e trafikut të narkotikëve dhe të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës.

Në komunikimin telefonik,  biseda nr.207000 datë 18:12.2018, 8:39, të pasdites, dëgjohen një prej të arrestuarëve, Olger Bamllari dhe shtetasi  “Bledi”, i cili përdor  numrin telefonik celular  +3069 47 312 337. Ky i fundit i thotë me tekst të koduar “Bledit” se ka shkuar për të qendruar tek shtëpia e një dhe se ishte takuar me “qerosin”, që i kishte thënë t’i hiqte të tëra, telefon, facebook,e tj.

Zbardhja e komunikimit:

844: Po atë telefonin do ta shohësh ndonjëherë apo vari…..?

337: Epo u takova me atë qerosin, më tha hiqi të tëra, i fshiva karta  këto kshu.

844: Eee!

337: i hoqa tëra.

844: Po nuk të bëri një tjetër ay?

337: Po jo bre, ndrro telefon tha. E mirë i thashë.

844: Paska qenë lo… ay!

337: Çfarë të të thotë Vëllai:

844:  Thoji të të bëjë  një tjetër ay ka…”

Nga anëtarët e këtyre 4 grupeve kriminale, janë vënë në pranga 58 prej tyre, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Para dy ditësh Policia njoftoi shpërbërjen e këtyre grupeve dhe shpalljen në kërkim të 7 personave, në kuadër të operacionit policor të koduar “LIMIT”.

Në një deklaratë për media, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.

Mësohet se këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, që vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit në Shqipëri dhe në Greqi, këtyre grupeve iu është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu