• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Vritet një grua, trupi i pajetë mbështillet me çarçaf dhe lihet para një lokali

Lajme, Planet



Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në një lagje të qytetit të Krushevacit, në Serbi. Si ka ardhur deri tek kjo tragjedi ende nuk dihet, ndërsa ende vazhdojnë hetimet.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të vrasësit, shkruan, telegraf.rs. Trupi i pajetë i gruas ka mbetur para disa kafeneve, dhe është mbuluar me një çarçaf të bardhë, duke krijuar panik të madh te qytetarët.

Sipas informacioneve të para, vrasja ka ndodhur rreth orës 10 e 30 të mëngjesit. Ndërkohë i lënduar rëndë ka mbetur edhe vëllai i gruas që ka vdekur.

Ai është transferuar për në spitalin e Krushevacit, ku doktorët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë. I dyshuari për vrasjen ka ikur nga vendi i ngjarjes./ Gazeta Express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *