• |
ide | kryesore

Samir Mane dhuron një tjetër shtëpi për familjen në nevojë nga Kukësi (FOTO)

Stil



Në fund të majit, emisioni “Stop” në TV Klan transmetoi rastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë, të cilët jetonin në kushte të tmerrshme ekonomike dhe strehimi në qarkun Veri-Lindor të vendit vetëm me mamane e tyre. Fëmijet jetimë e pershkruanin duke qarë dhe me zërin  qe u dridhej gjendjen e tyre.

“Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” iu drejtuan Presidentit te Grupit Balfin, Z. Samir Mane, duke i kërkuar një shtëpi të re për këtë familje. Reagimi i Z. Mane qe i menjehershem dhe nëpërmjet Tirana Bank, që është pjesë e Grupit Balfin, familjes Poka iu dhurua një shtëpi tëresisht e re në Golem, e kompletuar me të gjitha pajisjet e  nevojshme, të gjitha të reja.

Momenti i hyrjes së familjes Poka në shtepinë e tyre të re qe tepër prekës dhe u shoqërua nga lot gëzimi.  Gjithashtu punonjësit e Tirana Bank morën masa që të dhuronin vullnetarisht mjaft të mira materiale për familjen Poka.

Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa, i cili vajti për t’i dorëzuar apartamentin dhuratë familjes Poka, shprehu vullnetin dhe iniciativën e Z. Mane për të qenë sa më afër kësaj familje në nevojë dhe i uroi anëtarëve të saj një jetesë të re më të begatë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë. Janë tashmë disa shtëpi që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar nga fillimi duke ndryshuar tërësisht jetën e familjarëve që jetojnë në to.

Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 37 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja që Grupi Balfin jep përmes kësaj organizate është vetëm një pjesë e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera. (ARTIKULL PROMOCIONAL)



3 Comments

  1. Or plehrë i fryrë me evazion fiskal, me vjedhje TVSH, lavatriçe etj etj. Na bën edhe propagandë me bamirësi…fytyra jote.. bamirësia nuk publikohet nëpër media… bën mirë të
    shtosh rrogat dhe pagesat e atyre që punojnë tërë ditën e perëndisë për të të fryrë xhepat, u jep nga 25 mijë lek në muaj që nuk dalin as për ushqim ore “bamirës” i rremë, reklam pa pare nëpër TV. Bëj një xhest për tu futur në histori po qe se ke moral bamirësi, jepu nga një rrogë shtesë në fund të vitit, të trembëdhjetën, sikurse bëri Musolini kur arriti në qeverisje. O Samir bamir!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *