• |
ide | kryesore

Tiranë, 22-vjeçarit i gjendet në makinë armë e lëndë narkotike

Lajme, Të fundit



Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me armë zjarri, armë të ftohtë dhe lëndë narkotike

I riu me iniciale R. D., banues në Tiranë u kap ndalua në rrugën “Teodor A. Ipen” dhe gjatë kontrollit të mjetit ju gjet një çantë krahu me sendet e paligjshme.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit të 22-vjeçarit R. D., u konstatua një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza që u sekuestruan,”-raporton policia.

Policia gjithashtu sekuestroi mjetin dhe një aparat celular.

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *