• |
ide | kryesore

Video/ Modestët e Norwich thyejnë Manchester City: kreu është i gjithi i Liverpool

Sport, Video



Me shumë mundësi nuk e kishte menduar kurrë Guardiola që skuadra e tij, humbjen e parë sezonale do ta pësonte përballë skuadrës së sapoardhur nga Championship. E megjithatë futbolli është i bukur pikërisht për këtë, sepse të vegjlit arrijnë të mposhtin gjigantët, ashtu si bëri Norwich përballë Manchester City, duke u imponuar 3-2 në stadiumin “Carrow Road”, në të pestën e Premier League.

Zotërimi i zakonshëm i topit nga Manchester City (69% – 31%) nuk vlen shumë kur në gjysëm orën e parë Citizens nuk bënë asnjë goditje në portë. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me befasinë se në këtë hark kohor skuadra e Guardiolës ishte në disavantazh të dy golave. Goditjen e parë Manchester City e mori në minutën e 18, kur Kenny McLean shënoi avantazhin surprizues të vendasve, e vetëm dhjetë minuta më vonë Toddy Cantwell e dyfishoi epërsinë.

City nis përmbysjen duke rritur intensitetin, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me optimizëm pas golit të Sergio Aguero, por Guardiola nuk duhet ti kishte bërë llogaritë me golashënuesin më të mirë të
Premier. Teemu Pukki, në minutën e 50, e bëri të pamundur misionin e Manchester City, që mundi vetëm të ngushtojë diferencën në 3-2.

Përfiton nga kjo ndalesë Liverpool, që bën 5 në 5 dhe kryeson i vetëm renditjen. Manchester City mbetet në vendin e dytë me dhjetë pikë e me dëshirën të harrojnë humbjen, me një performancë ndryshe në Champions përballë Shakhtar Donetsk.

PREMIER LEAGUE – REZULTATET

Liverpool 3-1 Newcastle
Brighton 1-1 Burnley
Manchester Utd 1-0 Leicester
Sheffield Utd 0-1 Southampton
Tottenham 4-0 Crystal Palace
Wolves 2-5 Chelsea
Norwich 3-2 Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *